Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja trefishe në Gjakovë, ja si filloi hakmarrja midis dy grupimeve

2016/08/24 at 11:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja trefishe në Gjakovë, ja si filloi hakmarrja midis dy grupimeve

Qëndrim Shala nga Cermiani dhe Veton Gjoshi nga Smolica, morën hak për babanë, respektivisht vëllain, kur qëlluan për vdekje tre viktimat Valon e Ali Islamaj dhe Zef Krasniqin, të martën pasdite në Çarshinë e Gjakovës. Dy të rinjtë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa policia s’po lë cep të qytetit pa i kërkuar.


Historia e konflikteve që përfundoi një ditë më parë me vrasje të trefishtë në Gjakovë kishte filluar disa vite më parë. Disa konflikte fizike e verbale dhe tentim vrasje, kishin ndodhur mes viktimave dhe të dyshuarve për kryerjen e krimit të djeshëm, por edhe familjarëve të këtyre të fundit.

37 vjeçari Zef Krasniqi nga fshati Meqe i Gjakovës, që ishte njëri nga viktimat e vrasjes të së martës, 8 vite më parë kishte qëlluar me një plumb në bark Brahim Shalën nga Cermiani. Ky i fundit babai i Qëndrim Shalës – njërit prej të dyshuarve kryesorë si autor i vrasjes së trefishtë.

Brahim Shala kishte arritur t’iu mbijetonte këtyre plagëve, ashtu si edhe shoku i tij Leonard Hoxhaj i cili në të njëjtin tentativë vrasje kishte mbetur i plagosur me dy plumba që ia kishte shkrepur Zef Krasniqi në të dy këmbët. Kur kishte ndodhur ky konflikt, bashkë me Krasniqin kishte qenë edhe viktima e tjetër e vrasjes së djeshme në Çarshi, Valon Islamaj i njohur për gjakovarët si Valon Madanaj dhe një tjetër shok i tyre, Nikollë Ndrejaj. Të dy këta ishin përfshirë vetëm si ‘propozim akuzë’ në aktakuzën ndaj Zef Krasniqit të ngritur nga Gjykata e Qarkut në Pejë më 13 janar 2009, në lidhje me këtë rast.

Kryesi i tentativës për vrasje ndaj dy personave, tashmë i vrarë, Zef Krasiqi ishte dënuar  nga një trup gjykues i EULEX’it me tre vite burgim për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi ndaj tij ishte shqiptuar më 28 janar 2014 në Gjykatën Themelore të Gjakovës, për t’u kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, 10 muaj më pas – më 24 nëntor 2014. Kjo pasi Prokurori i rastit ishte ankuar në Apel pasi ishte i pakënaqur me dënimin e dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës.

Procesi gjyqësor ndaj tij kishte rinisur, por nuk do të ketë asnjëherë verdikt. Kjo pasi i akuzuari Zef Krasniqi u vra të martën në Gjakovë. Bashkë më të, nga breshëria e plumbave të një automatiku dhe një pistolete, jeta iu mor edhe Valon Islamaj dhe vëllait të tij Ali Islamaj – që i shoqëronte dy viktimat e tjera në momentin kur u krye vrasja.

Këta plumba mendohet se u shkrepen për hakmarrje nga djali i të plagosurit Brahim Shala, Qendrimi – 24 vjeçar bashkë me shokun e tij Veton Gjoshi i të njëjtës moshë.

Dy të rinjtë Shala dhe Gjoshi, përveçse miqësia e thellë më njeri-tjetrin i bashkonte edhe armiqësia me këtë grup që njiheshin si të rrezikshëm në qytetin e Gjakovës. Dhe jo rastësisht, dyshohet se vrasjen e kryen bashkë.

Vëllezërit Madanaj (Valon e Ali Islamaj) në dimër të këtij viti kishin nisur një konflikt me vëllain më të madh të Veton Gjoshit, Gjelbrimin. Ai punonte si sigurim në një klub nate, nga ku i kishte larguar vëllezërit për shkak se shkaktonin probleme. Disa muaj pas, Valon e Ali Islamaj (35 e 28 vjeç), bashkë me Zef Krasniqin, ishin takuar rastësisht me Gjelbrim Gjoshin në një restorant në afërsi të Gjakovës.

Gjoshi, i cili ishte bashkë me gruan e tij, ishte sulmuar fizikisht nga këta tre persona, dhe në fund ishte goditur edhe me karikator të pistoletës.

Krejt këto thuhen në version e parë të hetuesisë për rrethanat e kësaj vrasje, të konfirmuara për Gazetën Express nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Pas vrasjes të së martës, Gjelbrim Gjoshi fillimisht ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që u krye në Çarshi të Gjakovës. Ai ishte shoqëruar menjëherë në stacion policor, ku kishte rrëfyer se kryesi ishte vëllai i tij Vetoni.

Në deklarimin në polici, të cilin e ka parë Gazeta Express, Gjoshi kishte thënë se pasi kishte ndodhur vrasja, vëllai i tij e kishte thirrur dhe i kishte treguar se e kishte nxjerrë hakun për sulm.

“E kreva atë punë”, kishte cituar para autoriteteve policore Gjelbrimi vëllain e tij Vetonin.

 

Dyshimet për Gjelbërim Gjoshin ishin të bazuara në rrëfimet e dëshmitarëve që panë mga afër vrasjen, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, përballë Carshisë, ku ndodhi vrasja, autoret e dyshuar për krimin kishin ardhur me një veturë Fiat Uno ngjyrë të kaltër – të cilën zakonisht e voziste Gjelbroni.

Ky i fundit, pas shoqërimit në Polici u la i lirë pas intervistimit. Derisa, Policia ka nisur menjëherë aksionet për t’i kapur dy të dyshuarit kryesorë. Nga mbrëmë e edhe të mërkurën gjatë ditës janë bastisur disa lokacione, përfshirë shtëpitë e tyre në Cermian, respektivisht në Smolicë.

Të afërm të të dyshuarve, të mërkurën, i kanë thënë Gazetës Express se të dyshuarit Qendrim Shala e Veton Gjoshi e kanë ndërmend që vetë tu dorëzohen organeve të drejtësisë, dhe kjo sipas tyre pritet të ndodhë në pak orë.

Tre viktimat ishin të ulur në një lokal kur ishin qëlluar. Në raportin e autopsisë thuhet se Valon Islamaj ishte qëlluar me disa plumba në kokë dhe në zemër, gjë që ka sjellë vdekjen e tij të menjëhershme.  Ndërsa, Ali Islamaj dhe Zef Krasiqi ishin qëlluar në pjesë të tjera të trupit. Ata kishin ndërruar jetë pa mbërritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës. /M.Gj./GazetaExpress/.

gjakobbaa

 



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Jehona e fejesës dhe martesës së Mbretit Zog I nga Mati në gazetat franceze të 1938

Jehona e fejesës dhe martesës së Mbretit Zog I nga Mati në gazetat franceze të 1938

Video prekëse/ Fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat në Itali

Video prekëse/ Fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat në Itali

Ekskluzive/ Shqiptari i vrarë nga tërmeti, kushëriri: “Erjoni punonte në ndërtim, ishte i vetmi krah pune në familje”

Ekskluzive/ Shqiptari i vrarë nga tërmeti, kushëriri: "Erjoni punonte në ndërtim, ishte i vetmi krah pune në familje"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com