Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja 20 stemat më të bukura dhe domethënëse të klubeve nëpër botë

2016/08/23 at 7:36 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ja 20 stemat më të bukura dhe domethënëse të klubeve nëpër botë

Në muajin prill “Telesport.al” përzgjodhi stemat më të shëmtuara në botën e futbollit. Wolfsburg, Napoli dhe Zenit Shën Petërsburg ishin disa nga klubet në atë listë, por që mungojnë këtë herë sepse tani po ju paraqesim ato që konsiderojmë 20 stemat më të bukura për t’u mbajtur në fanellë, bazuar te stili, tradita dhe një histori që fshihet pas tyre…


Stema e Romës është një ujkonjë që ushqen dy binjakë, mitologjia e themelimit të kryeqytetit italian. Eshtë historia e Romulus dhe Remos, vëllezërit e braktisur, që u shpëtuan nga një ujkonjë dhe themeluan qytetin. Më pas, Romulos vrau Remus dhe qyteti u quajt Roma.

rom1

Një stemë klasike. Eshtë e thjeshtë, por me stil dhe e kompleton shumë mirë atë që përfaqëson një stemë. Topi është në qendër të një figure që tregon germën e madhe “A”, e cila pastaj shndërrohet në “AFC”. Stema ka dy yje që simbolizon dy Kupa të Europës në vitin 1983.

aberdinaa

E thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë me ngjyra dhe kurorë, na pëlqen si duket stema e skuadrës belge dhe për këtë arsye renditet në vendin e 18-të. Shirita të zi dhe blu në qendër dhe “Clu Brugge” e shkruar poshtë. Kurora dhe viti i themelimit në majë, çfarë duhet më shumë?

bryy

Burton Albion është në kopjo e posterit “Skegness Is So Bracing”, jashtëzakonisht i famshëm para Luftës së Dytë Botërore në gjithë Britaninë e Madhe. Stema e kësaj skuadre tregon një lojtar mbipeshë duke goditur topin e futbollit.

breee

Flaka e shtuar në të dyja anët në vitin 1993 në nder të viktimave në Hillsborough, ndërsa gardhi i Shankly u shua në majë të stemës në vitin 1992, bashkë me fjalinë epike në “Anfield”: “You’ll Never Walk Alone.” Warrior, sponsori teknik, ka kontribuar në gjetjen e ngjyrës së kuqe idele për këtë stemë të bukur.

libeeee
FC Koln njihet ndryshe “Die Geißbocke”, në shqip do të thotë dhi e egër, dhe ka një arsye të fortë përse ndodh diçka e tillë. Dy vjet pasi u themelua klubi, në vitin 1950, klubit një dhurua një dhi e veçantë nga një cirk ambulant. Ata e quajtën Hennes dhe e bënë maskot të ekipit. Tani është edhe në stemë.

kelne
Nëse nuk e keni parë ndonjëherë stemën e Club Tijuana do të jeni dakord që është mes 20 më të bukurave. Emri i plotë i klubit Club Tijuana Xoloitzcuintles de Caliente është shkruar rreth një race qeni të njohur që quhet “qeni i aztekëve”. Traditë edhe nëpërmjet yllit që tregon 10 kampionatet.

tijuana
E thjeshtë dhe plot stil, nuk kishte si të ndodhte në Francë. Edhe në saj të investimit të pronarëve nga Katari, stema e PSG është bërë më e famshme nëpër botë. Kulla “Eiffel” i jep shumë klas…

psggg
Valencia është në vendin e 12-të. Ata janë qyteti i dytë më i madh që flet gjuhën katalanase, pas Barcelonës dhe ngjyrat e flamurit katalan janë të pranishëm në stemë. Gjithashtu, origjinal është lakuriqi i natës, që me krahët e tij mbulon gjithë stemën.

valenaacc

Eshtë ndryshe, me shumë detaje, por në thelb qëndron elefanti që simbolizon fuqinë e klubit dhe ky elefant mban mbi shpinë kështjellën 3 mijë vjeçare të qytetit anglez. Pjesa tjetër është klasike në historinë e mbretërisë angleze.

coventuuu
Shumë e thjeshtë, e bukur. Kështjella e Gjibraltarit në majë, ngjyrat bardh e blu në pjesën tjetër të stemës dhe i gjithë konturi është me ngjyrë ari. Në mënyrë vertikale është shkruar Malaga C.F.

malgaaa
Orlando Pirates në Johannesburg simbolizojnë gjithçka që ka lidhje me emrin e tyre në logon e fanellës që nga viti 1950. Ylli u fut në vitin 1996, pasi klubi fitoi Champions League në Afrikë.

orlandioo
Stema e Newcastle është e njëjtë me stemën e ushtrisë së qytetit, ku dy kuaj deti mbajnë në mes ngjyrat kuqezi dhe kullën e kështjellës “Keep”. Kjo stemë ndoshta nuk është shumë e bukur, por është e njohur në çdo vend të botës.

new

Kjo logo është rozë dhe e zezë, ngjyrat e ekipit italian dhe tregon një shqiponjë që po nis fluturimin. Shqiponja përfaqëson qytetin e Palermos edhe në autoritetet lokale. Mënyra si është vizituar stema e Palermos është shumë e këndshme për syrin.

palermooo

E thjeshtë dhe domethënëse. Kaizer Chiefs i Johanesburgut e ka fanellën me ngjyra të verdha dhe të zeza. Në mes të emrit është një siluetë e një indiani amerikan vendas në Australi. Para dhe prapa kokës si indianit janë dy topa futbolli.

kaiserrr

Nga njëri indian te tjetri, nga Afrika e Jugut në Kili. Lideri i fisit Mapuche në Amerikën Latine, i quajtur Colocolo, luftoi në betejën e famshme të Arauco kundër Perandorisë së Spanjës. Stema e Colo-Colo e përfaqëson atë me një vizatim.

colo coloaaa

Tradicionale, si dhe ka një avantazh të jashtëzakonshëm: njihet menjëherë sapo shihet. Klubi italian ka një stemë ikonë në gjoksin e lojtarëve. Bardhezi janë ngjyrat e ekipit, ndërsa poshtë ka edhe një dem të vogël, simboli i qytetit të Torinos.

juventusss
Në vitin 1900, stema e Ajax ishte vetëm një futbollist kartoni i vizituar. Në vitin 1928, ata e ndërruan me kokën e një heroi grek dhe që atëherë nuk e kanë ndryshuar. Nëse i numëroni, për realizimin e vizatimit janë përdorur 11 viza të pandërprera, aq sa janë futbollistët në fushën e lojës. Stema më inteligjente në botë.

ajaksss

Në vendin e dytë kemi KAA Gent që e ka pseudonimin “Buall” në Belgjikë. Emri i tyre vjen nga indiani “Bualli Bill” që simbolizon luftën dhe përpjekjen për të përballuar situata të vështira, por gjithmonë duke treguar respekt.

gentaaa

Vetëm një i çmendur nuk do të mendonte se logo e Sao Paolo nuk është ndër më modernet që ekzistojnë. E kuqe, e bardhë dhe e zezë, ka një vizatim aq futuristik sa mund të jetë klubi i fundit që do të ndryshojë logon me kalimin e dekadave. Dy yje janë me ngjyrë ari për të përfaqësuar rekordin botëror dhe olimpik të Adhemar Ferreira da Silva (i vetmi atlet në historinë e Brazilit që ka fituar dy herë radhazi medalje në atletikë), tre yjet e kuqe janë për numrin e kampionateve botërore për klube të fituara nga Sao Paolo. Stema e tyre është aq “e zgjuar” dhe e bukur sa duke e vënë në qendër të fanellë, e zbukuron të gjithën…

saopalolo

Etiketa: Stemat e klubeve


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Edi Rama: Qentë le të të lehin, karvani do të ecë përpara 

Rama falenderon dibranët për mikëpritjen. Berisha i publikon foto nga Dibra

Basha: Koha e Edi Ramës ka mbaruar

Basha: Koha e Edi Ramës ka mbaruar

Balla bën diversion: Në darkë biem dakord me Lulin, në mëngjes…

‘Vettingu’, Balla: Më 30 gusht mblidhet për votim Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com