Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, kënaqësia e habitshme e të pasurit të gjithë kundër

2016/08/15 at 10:06 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A duhet shkuar vërtetë deri në Panama?!

Nga Skënder Minxhozi


Vera e nxehtë po i drejtohet fundit dhe po ashtu edhe pushimet e gjata të politikës po mbarojnë. Kur ka mbetur më pak se një vit nga mandati si kryeministër i marrë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryeministri Edi Rama e sheh veten në një pozitë jo komode.

Marrëdhënieve të acaruara me opozitën, i janë shtuar disa situata delikate brenda koalicionit, si dhe brenda partisë që ai drejton prej vjeshtës së vitit 2005. Është tërësisht i kuptueshëm dhe fiziologjik konflikti politik i kryeministrit me Bashën dhe Berishën, duke pasur parasysh se jemi në një ballafaqim normal mes pozitës dhe opozitës. Janë të kuptueshme deri diku edhe fërkimet e pakënaqësitë me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, qoftë për shkak të interesave politike dhe ekonomike, por qoftë dhe për shkak të trazirës së madhe që shkaktoi mes dy krerëve partiakë reforma në drejtësi.

Sidoqoftë, tre vjet pasi ka nisur rrugën e qeverisjes së vendit, ajo që bie në sy është se Edi Rama nuk ka sot më pak kundërshtarë politikë rreth vetes, megjithëse pushteti që zotëron kryeministri, zakonisht ja zgjidh atij shumë nga hallet që i dalin përgjatë rrugës.

Edhe brenda PS, grupit të saj parlamentar, kreu i socialistëve duket se ka një problem të hapur me pjesën e vjetër të partisë. Por jo vetëm me “senatorët” Ruçi, Dokle etj, por edhe me një fraksion si ai i Blushit, i cili krijon paqartësi e turbulenca brenda partisë. Të njëjtën situatë dhe të njëjtat marrëdhënie, por ku ka shumë më pak përgjegjësi, Rama i ka sot edhe me ato figura që dikur kanë qenë krerët zyrtarë të së majtës, si Nano e Meidani.

Dhe nëse me këta persona kostot janë minimale, ajo që mbetet është linja e neglizhencës dhe e moskokëçarjes që ai përdor në përgjithësi ndaj detajeve dhe elementeve në dukje pa peshë dhe rëndësi. Por që në një moment dhe në një vend të caktuar mund të prishin diku një peshore votash dhe përkrahjeje. Pa mohuar faktin që në sfond tashmë qëndron e palëvizshme një mëri e heshtur e një pjese të bazës socialiste, e cila teksa sheh sesi aleatët e shkathët lësëistë i kanë zënë vendet e punës sa hap e mbyll sytë nëpër të gjitha poret e shtetit, duhet të përtypë zhgënjimin në rritje ndaj asaj që kanë dëgjuar tre vjet më parë.

Më pak se një vit nga ky moment, ato mijëra vështrime të ngrysura rrezikojnë të kthehen në vota të munguara. Si të mos mjaftonte kjo qasje diku shpërfillëse e diku konfliktuale, Edi Rama i ka krijuar vetes dhe partisë së tij, me kalimin e viteve, një imazh (në fakt një kosto politike), i cili devijon vota dhe mbështetje në atë që mund të shihet si baza konservatore e PS. Shikoni çfarë ndodh në një ditë simbolike si 5 maji. Ndërkohë që Ilir

Meta shkon në Varrezat e Dëshmorëve, për t’i përqafuar një e nga një të gjithë veteranët që ndodhen aty, Rama dërgon atje zëvendësin e tij. Si për t’i hedhur edhe më shumë ujë të ftohtë një marrëdhënieje edhe ashtu problematike me votuesit e tij më besnikë ndër vite.

Pak javë më parë, kur disa media pranë LSI nxitën një thashethemnajë boshe në lidhje me gjoja spostimin e varrezave të dëshmorëve në Bathore (!), organizatat e veteranëve përdorën fjalët më të ashpra ndaj Ramës dhe qeverisë aktuale. Dikush kishte ngulur gishtin në plagë dhe reagimi erdhi.

Për të ardhur më pas, në orët e fundit, kur kryeministri i vendit e vendos veten në një konflikt krejtësisht të panevojshëm në lidhje me dy basoreliefe sportistësh të fasadës së vjetër të stadiumit “Qemal Stafa”. E këtu duket se ndërthuren insistimi për të kërkuar e gjetur “antikomunizmin” edhe aty ku ai nuk ndodhet (tek veprat e mbetura të real­socializmit), por edhe arroganca krejt pa vend për të vepruar arbitrarisht me objekte që kanë nga pas një status mbrojtës ligjor. Nuk tingëllon e tepruar të thuhet sot se Edi

Rama e sheh veten përballë një liste jo të shkurtër kundërshtarësh e armiqsh. Qeveria e tij e dyzuar mes reformash të mëdha dhe premtimesh të pambajtura, është sot e rrethuar nga një pesimizëm qytetar i prekshëm, që nuk ndërron formë dhe përmasë nga fjalimet e gjata dhe prerjet e shiritave.

Një vit para zgjedhjeve Ramës i mbetet fare pak kohë që të korrigjojë një kurs konfliktual që ka krijuar me shumë komponente politike e sociale brenda vendit. I duartrokitur për ngulmimin që po tregon për reformën në drejtësi, por edhe për të drejtpeshuar disa sektorë të tjerë si arsimi dhe energjia, ai ka sot barrën e vështirë të ndërmarrjes së lëvizjeve të zgjuara taktike, që do të pakësonin kundërshtarët dhe pesimistët, e do të ngrohin sadopak përkrahësit e ftohur. Sepse në fund të fundit, si sot dhjetë muaj, ai do të përballet jo më me opinione, sondazhe dhe perceptime, por me shifra të vërteta.

Nëse vërtetë ai beson se nga regjia ku është ulur, e ka sërish nën kontroll të plotë situatën, edhe me opozitën, LSI, një pjesë të të vetëve, një porcion jo të vogël të medias, të shoqërisë civile dhe votuesve të vet kundër, atëhere ai ka një problem serioz me instiktin e tij politik.

Megjithëse e ka thënë e stërthënë se nuk është politikan, posti që mban nuk ja jep kurrsesi luksin të sillet si njeri i zakonshëm. Por nuk i jep as luksin që të luftojë i vetëm kundër të gjithëve, të gjallëve e të vdekurve, frymorëve e sendeve, siç ka bërë një pjesë të mirë të kohës, pas verës së vitit 2013.

/JavaNews.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video/ Tronditet sërish Turqia, viktima dhe të plagosur

Video/ Tronditet sërish Turqia, viktima dhe të plagosur

Rrëmbehen 16 persona në restorantin bregdetar

Rrëmbehen 16 persona në restorantin bregdetar

Ja pse u paditen motrat Kardashian

The Game: Kam pasur marrëdhënie me tre motra Kardashian

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com