Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/32-vjeçari humbi jetën në Bovillë, për një orë nuk mundi të merrte ndihmë 

2016/08/15 at 9:29 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/32-vjeçari humbi jetën në Bovillë, për një orë nuk mundi të merrte ndihmë 

Një 32­-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në Spitalin Ushtarak, disa orë pasi ra nga lartësia e malit në zonën e Bovillës. Viktima, që u identifikua nga policia me emrin Denis Hala, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali në liqenin e Bovillës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë. Kanë qenë disa qytetarë që ndodheshin me ekskursione private në këtë zonë që janë informuar në lidhje me atë që kishte ndodhur. Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë pjesë e një grupi personash që kishin shkuar në zonën ku ndodhi aksidenti për ekskursion. Viktima mësohet se kishte zbritur në një terren të vështirë për t’u larë në një pus uji që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Pasi është larë, ai ka dalë nga uji dhe po ngjitej në shpat kur ndodhi ngjarja. Gjatë lëvizjes në faqen e malit, 32 ­vjeçari, në rrethana ende të paqarta, është rrëzuar dhe për më shumë se një orë ka qenë e pamundur që t’i shkohej në ndihmë nga personat që ndodheshin në të njëjtin grup udhëtimi bashkë me të. Ata kanë dhënë alarmin duke njoftuar policinë. Në median sociale ditën e djeshme u publikuan edhe foto e video, ku dëshmitarët kishin filmuar trupin e gjakosur të viktimës dhe që bërtisnin “Ndihmë, ndihmë, thërrisni Policinë dhe helikopterin, ky po jep shpirt!”. Forca të shumta të policisë, zjarrfikëset dhe ekipi mjekësor kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë, bënë me dije dje burimet zyrtare të Policisë së Tiranës. Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, ku është bërë e mundur nxjerrja e viktimës nga zona ku kishte rënë.

I riu, pasi është transportuar në spital nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në lidhje me ngjarjen, policia bëri me dije se ka nisur hetimet, duke mbledhur provat e dëshmitë nga vendi i ngjarjes e më pas kanë vijuar me procedurat e hetimit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme burime të policisë së kryeqytetit kanë thënë se ngjarja po hetohej në pistën e një aksidenti. Megjithatë, pritet përfundimi i autopsisë mbi shkakun e vdekjes së 32 ­vjeçarit për të zbardhur ngjarjen përfundimisht./Panorama

Etiketa: aksidentBovilleDenis Hala

Ju sugjerojmë

Bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës/ Në pranga 2 shtetase kineze, kishin hyrë..
Aktualitet

Bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës/ Në pranga 2 shtetase kineze, kishin hyrë..

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
Aktualitet

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

5 Korrik, 2025 12:13 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

5 Korrik, 2025 11:57 am
Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
Aktualitet

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

5 Korrik, 2025 11:25 am
Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Aktualitet

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

5 Korrik, 2025 11:09 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Para
Ja çfarë e lidh Rita Orën me Nënë Terezën…

Foto/ Rita Ora "i vë flakën" Instagramit, ngre fustanin dhe tregon të brendshmet

Detaje nga ngjarja në Shkodër, pas krimit atentatorët u përplasën me makinë 

Detaje nga ngjarja në Shkodër, pas krimit atentatorët u përplasën me makinë 

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Durrës/ Një i sëmurë mendor merr peng kushërirën e tij

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës/ Në pranga 2 shtetase kineze, kishin hyrë..

Bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës/ Në pranga 2 shtetase kineze, kishin hyrë..
5 Korrik, 2025

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Pas veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze...

Lexo më shumë

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
5 Korrik, 2025

Lidhur me ngjarjen në Kuvendin e Kosovës pas një alarmi për bombë, tvklan.al, është drejtuar për informacion tek zëdhënësi i...

Lexo më shumë

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
5 Korrik, 2025

Publikohen pamjet nga operacioni ku u vunë në pranga babë e bir në Tiranë, për falsifikim dokumentesh për kalim të...

Lexo më shumë

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
5 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com