Të shohësh Aurela Hoxhën me bikini në fakt nuk është ndonjë lajm i ri. Megjithatë duhet pranuar se gjithmonë shfaqet në formë. Si një vajzë që i pëlqen udhëtimi po aq sa vaniteti, e që shpesh zgjedh vende ekzotike për t’u ndaluar, këtë radhë Aurela Hoxha ka vendosur të shfrytëzojë Ibizën, një plazh kryesisht i dominuar nga të rinjtë dhe i njohur për jetën e shfrenuar të natës.