Ky është momenti kur Martin Zefi personi që vrau dy ditë më parë një punonjës të OSSHE-së në Shkodër, ka dalë sot para trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë. Gjykata pasi u njoh me aktet e sjella nga Prokuroria vendosi për Zefin, masën e arrestit me burg deri në përfundim të gjykimit. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga agjencia lokale e lajmeve “Realiteti Shkodër Neës”. Zefi është shfaqur i tronditur përballë togave të zeza, ku herëpashere me pranga në duar brenda kafazit të hekurt është parë i përlotur, duke u përpjekur të fshijë lotët.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1179702712094433/videos/1193619177369453/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]