Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e polices, flet eprori: Tentoi të ribashkojë prindërit, por s’ja doli

2016/08/14 at 10:06 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëvrasja e polices, flet eprori: Tentoi të ribashkojë prindërit, por s’ja doli

Kolegët i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit inspektores së Policisë, Iroldina Iljazi, e cila u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj.


Sipas të dhënave, 25­vjeçarja ka tërhequr këmbëzën e armës së shërbimit në momentin kur një koleg sapo kishte mbërritur në banesën e saj. Të premten ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe as nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të kolegëve, të cilët e telefononin për t’i dorëzuar turnin.

Pasi nuk është përgjigjur gjatë gjithë ditës, në orët e pasdites, njëri prej kolegëve të tij ka trokitur në derën e shtëpisë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, derën e shtëpisë e ka hapur gjyshja e Iroldinës. Por kjo e fundit nuk ka pritur që kolegu i saj të futej në dhomë dhe të përballej me gjendjen e saj. Ajo ka tërhequr këmbëzën e armës, duke u vetëqëlluar në kokë, sapo ka dëgjuar zërin e kolegut në korridor, duke mos i dhënë kohë këtij të fundit të futej më tej e ndoshta të parandalonte këtë tragjedi. Qindra qytetarë të Sarandës, mes të cilëve shumë efektivë policie, morën pjesë në ceremoninë mortore të saj, që u zhvillua dje në mesditë.

Policia e Sarandës gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes sekuestroi armën e krimit, një pistoletë tip “TT”, një gëzhojë dhe krehrin me 6 fishekë, të cilat ishin pajisjet e shërbimit të 25­vjeçares. Shefi i Repartit të Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, komisar Artan Arapi, u shpreh dje se Iroldina ishte një vajzë tepër e ndjeshme, por korrekte në punë. Edhe kolegë të tjerë të saj shprehen se ajo i vuante së tepërmi vështirësitë ekonomike, por edhe gjendjen e nënës së saj, e cila ishte në depresion.

Por, pavarësisht gjendjes së saj, ajo nuk dorëzohej dhe dilte çdo ditë me një peshore në rrugë për të fituar ato pak para që mund të siguronte, nëse ndonjë kalimtar do të peshohej. Kolegë të saj e kanë renditur këtë si shkak të ngarkesës së fortë psikologjike të 25­vjeçares, e cila ishte mjaft e lidhur me të ëmën, edhe për faktin se ishte rritur jetime, vetëm me të dhe gjyshen. Kolegët mohojnë të kenë dijeni për ndonjë lidhje apo zhgënjim të saj në këto kohë.

“Kohët e fundit Iroldina dukej tepër e shqetësuar. Ndoshta ajo po vuante një periudhë depresive, çka e ka shtyrë drejt aktit të rëndë. Por askush nuk e mendoi se mund të ndodhte kjo”, shprehet shefi i repartit, Artan Arapi. Të afërm të saj bënë të ditur se babai i saj ishte arratisur në Amerikë që kur ajo ende nuk kishte lindur. Më pas, ata ishin rilidhur dhe babai e kishte ftuar të bijën të shkonte të jetonte me të. Por ajo i kishte kërkuar ta merrte me gjithë të ëmën, gjë e cila është refuzuar prej tij. Për shkak të sëmundjes së nënës dhe pamundësisë së gjyshes për të punuar, asaj i ishte dashur që të kthehej në shtyllën e familjes që në adoleshencë./ Shpresa Dine Panorama.al

Etiketa: Policjasarandevetevrasje


Ju sugjerojmë

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Para
Video/ Adnan Januzaj protagonist, por City mund në fund Sunderlandin

Video/ Adnan Januzaj protagonist, por City mund në fund Sunderlandin

Shembja e fasadës së “Qemal Stafës”, ish-Presidenti Mejdani: Po tani kush e ka radhën?

Shembja e fasadës së "Qemal Stafës", ish-Presidenti Mejdani: Po tani kush e ka radhën?

“Bravo je shumë finok …” Fasada e “Qemal Stafës” Rama përplaset me komentuesin komisioner të PS-së

"Bravo je shumë finok ..." Fasada e "Qemal Stafës" Rama përplaset me komentuesin komisioner të PS-së

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje midis Kamboxhias dhe Tajlandës gjatë një samiti të...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të diel

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
26 Tetor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, 26 tetor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
26 Tetor, 2025

DASHI Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do hapni rrugë në asnjë...

Lexo më shumë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com