Organizatorët e garave të notit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” kanë vendosur sot që të pezullojnë garat e hedhjes nga trampolina. Shkak është bërë një problem me filtrat që ka pishina, duke bërë që ngjyra e ujit të ndryshojë nga blu në jeshile. Por, përveç kësaj, edhe era e ujit tashmë është bërë e rëndë dhe notarët kanë refuzuar të garojnë në një pishinë ku uji nuk ndërrohet prej disa ditësh.
Për këtë arsye, është vendosur nga organizatorët e Olimpiadës dhe atyre të Federatës së Notit, që garat e hedhjes nga trampolina të planifikuara për sot të anulohen. Sot duhej të zhvilloheshin garat e hedhjes për femra nga distanca 3 metra, por nuk dihet ende nëse ato mund të zhvillohen gjatë orëve të mbrëmjes. “Pishina ku zhvillohen garat e hedhjes nga trampolina është jashtë çdo limiti të përdorimit të saj”, thanë sportistët.