Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mishmashi me Kushtetutën e re, Presidenti e thyen i pari atë

2016/08/13 at 5:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

Presidenti Bujar Nishani nuk do ta hedhë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda 16 Gushtit, i detyruar të mos përmbushë kërkesat që i ngarkon Kushtetuta e re, që hyri në fuqi të enjten e 11 Gushtit.


Televizioni Klan ka mësuar se kreu i Shtetit, pas komunikimit me Kuvendin dhe bazuar tek sugjerimet e kreut të Grupit Parlamentar socialist, gjatë takimit të ditës së martë, ka vendosur të dëgjojë propozimin e tyre dhe të presë miratimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ligj ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarët të këtij institucioni të ri dhe vetëm pas kësaj, të hedhë shortin.

Gafa me afatet e detyroi Presidentin të shkelë Kushtetutën e re, e pikërisht nenin 179, pika 5 e saj.

Kjo ishte e pashmangshme, pasi dhe në rastin kur do të hidhte shortin duke respektuar afatin 5 ditor nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, pra datën 16 Gusht, kreu i shtetit sërish do të kryente një shkelje kushtetuese, e më saktësisht nenin 149 pika 5 e Kushtetutës së ndryshuar.

Neni, i cili i dikton Presidentit që për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të KED duhet t’i referohet Ligjit për Organizimin dhe funksionimin e këtij institucion. Ky ligj, sëbashku me 6 ligje të tjera që e bëjnë Kushtetutën e re të zbatueshme, presin të marrin miratimin e parlamentit.

Ky absurd kushtetues, që e ka vendosur Presidentin e Republikës në një situatë aspak komode, është për shkak të presionit të madh që ushtroi mazhoranca dhe ambasadorët, që Reforma në Drejtësi të miratohej brenda afatit të vendosur prej tyre. Më shumë sesa për thelbin e librit të ri themeltar të shtetit, ata u kujdesën që Kushtetuta e re të miratohej me patjetër në 21 Korrik.

Por pse lindi ky ngërç kushtetues?

Në projektin fillestar, Këshilli i Emërimeve ishte ndërtuar si organ kyç, që do të vendoste për përzgjedhjet e të gjithë emërimeve në sistemin e drejtësisë në vend. Por pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe negociatave mes palëve, roli i këtij Këshilli u tkurr. Me shumë gjasa për hartuesit e ndryshimeve kushtetuese, neni që përcaktonte afatet kushtetuese nuk kishte më rëndësi, pasi vëmendja u përqendrua te institucionet e Vettingut. Ndaj dhe ekspertët e Reformës harruan të bënin ndryshimet e nevojshme të afateve, duke e lënë të pandryshueshme në draftin e ri, ç’ka prodhoi dhe këtë gafë.

E gjithë kjo nga turravrapi për të gjetur konsensusin brenda datës 21 Korrik dhe pasojat, një Kushtetutë të re me shumë gafa, njëra prej të cilave u bë e njohur nga Presidenti i Republikës, ende pa hyrë në fuqi këto ndryshime.

Dhe tani, vetë Partia Socialiste, e cila e shikon Reformën në Drejtësi si zgjidhjen e çdo problemi që ka vendi ynë i kërkon Presidentit ta shkelë atë ndërsa, nuk ka asnjë reagim publik nga ana e saj për këtë gafë kushtetuese. Asnjë reagim s’ka pasur për këtë as Ambasadorja Vlahutin, që mori rolin kyç në negociatat për kompromisin politik për këtë reformë.



Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Para
“Digitalspy”/ Dua Lipa, në 10 artistet premtuese në 2016-tën

(S)Dua Lipa

Foto në brendësi/ Këngëtarja zhvishet në brigjet e Jugut

Foto në brendësi/ Këngëtarja zhvishet në brigjet e Jugut

Varfëria në familje çoi efektiven 25 vjeçare ti jepte fund jetës

Varfëria në familje çoi efektiven 25 vjeçare ti jepte fund jetës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com