Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Ky njeri u vra nga kushëriri pasi debatuan për moralin e grave

2016/08/10 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Ky njeri u vra nga kushëriri pasi debatuan për moralin e grave

Ky është viktima, Vladimir Murrizi, i cili u vra dhe u gropos nga kushëriri i tij, pas debatit mbi moralit e bashkëshorteve.

Vladimir Murrizi Më pas, autori vjen dhe bën kallëzim në Policinë e Fierit për “zhdukjen” e kushëririt të tij, bashkë me babain e këtij të fundit.

ladi-murrizi-620x402

Por policia zbulon gjithçka dhe arrestoi si autor të dyshuar të krimit shtetasin Denis Zaka. Sipas Policisë, dy kushërinjtë ishin emigrantë në Greqi dhe punonin si çobanë me dy stane të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 gushtit rreth mesnatës, ku viktima, Vladimir Murrizi, 26 vjeç, i ka kërkuar kushëririt të tij bashkëmoshatar, Denis Zaka, që ta ndihmonte për të vjedhur një frezë, që shërben për punimin e tokës.

Dy të rinjtë para se të niseshin, kanë ndaluar në një lokal, ku kanë pirë dhe rrugës kanë nisur të debatonin.

Në sajë edhe të dëshmisë së dhënë më pas nga i dyshuari, Murrizi i ka thënë kushëririt se gruaja e tij nuk ishte e ndershme, duke bërë që dhe ky i fundit t’i kthehet me të shara, po për gruan e tij.

Sipas autorit, gjatë zënkës, Vladimir Murrizi ka marrë një shufër hekuri dhe e ka qëlluar atë. Pas kësaj, ai e ka goditur me thikë Murrizin, duke e lënë të vdekur.

Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e ka varrosur kushëririn në një përrua. Pas krimit të rëndë, 26­vjeçari Zaka ka ardhur në Shqipëri te familja, pasi këtu kishte edhe gruan.

Bashkë me të duhej të vinte edhe kushëriri Murrizi. Për këtë shkak, babai e ka pyetur se pse nuk kishte ardhur djali i tij, Vladimiri, por Zaka i ka thënë se atë e kanë vrarë në Greqi, pa specifikuar më tej.

Dje Mersin Murrizi, 59 vjeç, ka shkuar në Polici dhe ka kallëzuar se djali i tij, Vladimir Murrizi, 26 vjeç, është vrarë në Greqi, duke çuar si dëshmitar Denis Zakën, kushëririn e parë të të birit.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka dhënë dëshmi kontradiktore, derisa i gjendur para një situate të tillë ka treguar krimin dhe vendin ku kishte fshehur kufomën në Greqi.

“Po, u përfshimë në sherr, pasi nisëm të akuzonim gratë e njëri­tjetrit për mungesë morali. Më qëlloi në një moment me një shufër hekuri, duke më shkaktuar dhimbje fizike. Kjo ma çoi gjakun në tru dhe nxora thikën që mbaja me vete duke e qëlluar. S’di si ka ndodhur, më hipi gjaku në kokë. Nga frika e fsheha trupin në përrua, por kur u ktheva në Shqipëri dhe babai i tij më pyeste për djalin, unë i thashë që e kishin vrarë në Greqi, pa pa dhënë shpjegime”, ka thënë ndër të tjera autori i dyshuar në Polici.

Etiketa: fiergreqigruakusheririvrasje

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Olimpiada e Rios/ Skandal me pishinën olimpike, uji nga blu kthehet në ngjyrë jeshile

Olimpiada e Rios/ Skandal me pishinën olimpike, uji nga blu kthehet në ngjyrë jeshile

Grabitja e bankës, sinjali i alarmit u neglizhua. Në kamera, dy persona me kapele

Grabitja e bankës, sinjali i alarmit u neglizhua. Në kamera, dy persona me kapele

Publikohen foto nga klipi Zanfina Ismailit

Publikohen foto nga klipi Zanfina Ismailit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com