Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia djalit të policit, si mbeti i vrarë në Landfilin e Sharrës

2016/08/08 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia djalit të policit, si mbeti i vrarë në Landfilin e Sharrës

Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe kishte shkuar në punë të mundësonte nxjerrjen e parave që i duheshin për t’u veshur dhe të blinte librat për në maturë.


Me sa duket ka qenë i vetëdijshëm se rroga e të atit si punonjës policie ishte e pamundur të plotësonte kërkesat e tij për në vitin e fundit të shkollës. Por nuk ka qenë e thënë. Fati i zi e ka goditur në kulmin e moshës, shkruan “Shekulli”. Ardit Gjoklaj, me origjinë nga Tropoja, është gjendur i pajetë në plehrat e Sharrës, në landfilld, ndërsa mësohet se ka qenë i punësuar prej pak kohësh në sektorin e seleksionimit.

Djali është gjetur me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfilldit që i ka marrë jetën djalit. Dyshimet të çojnë te një akt makabër, pasi i riu jo vetëm është masakruar me mjetin e rëndë, por, në momentin kur është gjetur, trupi i tij ka qenë i mbuluar me plehra. Familja Gjoklaj nisi kërkimet që në orët e para të ditës së djeshme, ndërsa Gegë Gjoklaj ka mbërritur herët ditën e djeshme në Komisariatin Nr. 6 duke iu kërkuar ndihmë kolegëve të tij.

Të gjithë bashkë kanë nisur kërkimet, por pa i shkuar mendja askujt se Arditi ishte i masakruar poshtë plehrave të Sharrës.

Identifikimi i Viktimës

Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se ka identifikuar kufomën e gjetur mesditën e së dielës në Sharrë. “Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, nga Tropoja, banues në Tiranë”, kanë thënë burimet zyrtare të Policisë. Sipas tyre, identifikimi i viktimës është bërë mbi bazën e dëshmive nga të afërmit e tij. Po kështu, Policia ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan faktin se viktima nuk ka më shumë se 48 orë që ka humbur jetën.

Vrasje apo aksident

Dje gjatë gjithë pasdites efektivat e Policisë kanë bërë përpjekje për përcaktimin e pistës së ngjarjes, duke qenë të dyzuar mes një vrasjeje apo një aksidenti. Dyshimet e para dhe më kryesoret lidhen me një vrasje, pasi viktima, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, ka pasur një plagë në kokë, shenjë e dukshme goditjeje. Policia tha fillimisht se viktima mund të ishte vrarë duke u qëlluar me sëpatë në kokë. Por këqyrja e mëtejshme e kufomës evidentoi masakrimin e trupit të 17­ vjeçarit, tek i cili u konstatuan prerje e copëtime edhe në pjesë të tjera të trupit e në gjymtyrë.

Pistat e hetimit

Grupi i hetimit ka ngritur dje si pistë të parë atë të një vrasjeje të 17­ vjeçarit nga persona ende të paidentifikuar. Për këtë arsye janë shoqëruar dje në Polici katër persona që punojnë në landfillin e Sharrës. Atje shpesh ka konflikte mes punonjësve në lidhje me parcelat e përpunimit të mbeturinave që mbërrijnë nga kryeqyteti. Në vazhdimësi konfliktet mes punonjësve janë shoqëruar edhe me konfrontime fizike, por pa arritur deri te vrasja, siç mendohet se ka ndodhur së fundi. Pista tjetër që po heton Policia ka të bëjë me një vrasje aksidentale, pasi dyshohet se gjatë orëve të mbrëmjes, makineritë e transportit apo përpunimit të mbeturinave mund ta kenë goditur viktimën dhe më pas e kanë zënë poshtë gjatë procesit të punës.

 

Etiketa: Ardit GjoklajprofilSharra


Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
E fundit/ Allias, polici vetëplagoset me armën e shërbimit

Fushë-Krujë/ Grabitet pika e këmbimit valutor

Rovena Dilo: Ja se si Tom Doshi dhe Babasi duan të më zhvasin pronën

Foto/ Një notare si Rovena Dilo në brigjet e shtetit fqinj

Olimpiada e Rio-s/ I kanë ngatërruar kohën, skandal i radhës nga Komiteti Olimpik, notari Sidni Hoxha rrezikon garimin

Olimpiada e Rio-s/ I kanë ngatërruar kohën, skandal i radhës nga Komiteti Olimpik, notari Sidni Hoxha rrezikon garimin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com