Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e turistit rus/ Ja dëshmia e biznesmenit Kuçi për prokurorët

2016/08/06 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Vdekja e turistit rus/ Ja dëshmia e biznesmenit Kuçi për prokurorët

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin për katër punonjës të stacionit të policisë kufitare Himarë për shpërdorim detyre. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me procedurën e kryer në ditën e ngjarjes së rëndë, ku turisti rus Denis Kaiumov, 43 vjeç, u gjet i masakruar në det nga helikat e një skafi.


Dyshohet se efektivët nuk e kanë kryer detyrën siç duhet, duke lejuar të dalin në det mjete detare që nuk kishin marrë më parë miratimin nga policia kufitare.

Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur dje se ka kryer edhe arrestimin e shtetasit Fatmir Kuçi për veprën “vrasje nga pakujdesia”. Sipas Akuzës, i arrestuari ka mohuar ta ketë përplasur pushuesin në det, por ai ishte ndaluar t’i jepte ndihmë sapo e kishte konstatuar.

Prokuroria shpjegon të gjithë dinamikën e ditës së ngjarjes dhe dyshimet në lidhje me këtë.

Ngjarja

Sipas Prokurorisë, arrestimi i Fatmir Kuçit është bërë më 3 gusht në orën 21:00, në cilësinë e të dyshuarit se në të njëjtën ditë, rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Livadh, disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf, ka aksidentuar në det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, banues në Shën Petërburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ka mbledhur të dhëna rreth viktimës, nga ku ka rezultuar se ai kishte ardhur pak ditë më parë në Himarë me gruan e vajzën, për të kaluar pushimet 15 ­ditore.

Gjatë ditëve në Jug, ata kishin frekuentuar disa plazhe, pasi ishte hera e parë që vinin në vendin tonë. Ditën e ngjarjes, kjo familje ndodhej në plazhin e Livadhit dhe në orën 11:15, Denis Kaiumov ka hyrë në det të lahet. Gruaja me vajzën janë nisur për në shtëpinë e tyre të pushimit.

Ky moment ka qenë edhe kontakti i fundit i të ndjerit me vajzën e gruan, derisa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E.D., për ngjarjen. Në spitalin e Himarës është bërë këqyrja fizike e jashtme e trupit, ku janë konstatuar plagë si ato prerëse në pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit, si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme.

Deklarata e Biznesmenit

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit ka rezultuar se personi i parë që ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën në spitalin e Himarës është Fatmir Kuçi, me mjetin e tij lundrues motoskaf.

“Në pohimet e para, ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditësh për pushime në Himarë së bashku me familjen dhe kishte dalë për xhiro me skafin e tij, që është edhe mjeti me të cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën në det. Por ka mohuar faktin që të jetë ai personi që e aksidentoi, duke thënë se e ka gjetur rastësisht në det në atë gjendje.

Ai gjithashtu ka pohuar se pranë tij në ato momente ka pasur edhe mjete të tjera lundruese. Pas tij ka qenë një gomone, së cilës ai ia ka bërë me shenjë dhe personi që e drejtonte atë ka qëndruar paralel me skafin e tij. Një person nga bordi i gomones është hedhur në det bashkë me shtetasin Fatmir Kuçi, duke e ngjitur në skafin e këtij të fundit dhe janë nisur në drejtim të bregu të detit”, bëri të ditur Prokuroria.

Mësohet se janë këqyrur mjetet lundruese të ujit në pronësi të Kuçit, motoskaf dhe motor uji (xhetski), ku në kuvertën e skafit janë konstatuar njolla gjakut të mpiksura. Fatmir Kuçi ka sqaruar se ato janë lënë në momentin që ka gjetur të dëmtuar viktimën dhe e ka hipur në bordin e skafit të tij për ta çuar drejt bregut dhe për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Deklarata e të birit

Prokuroria ka marrë në pyetje edhe tre persona, V.K., J.K. dhe M.M. Është vërtetuar se djali i mitur i të dyshuarit i ka shkuar pas motoskafit me motorin e ujit dhe ka konstatuar të atin që po hipte në motoskaf një person të dëmtuar. Në këtë moment, sipas Prokurorisë, Fatmir Kuçi i ka thënë djalit të tij të dilte në breg dhe të njoftonte ambulancën. Në deklarimin e tij, djali i mitur J.K., në prani të nënës së tij, ka pohuar faktin se e ka ndjekur të atin në det pa dijeninë e tij dhe e ka parë motoskafin të ndaluar në mes të detit. Ai ka parë që i ati i jepte ndihmën një personi të gjakosur.

Sipas Prokurorisë, është këqyrur dhe janë marrë një kopje e librave dhe regjistrave që administroheshin nga punonjësit e policisë së P.K.K., Himarë. Në lidhje mbi këtë ngjarje janë pyetur edhe punonjësit e policisë kufitare për mënyrën se si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur. “Në vazhdën e kryerjes së veprimeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje, janë kryer veprime duke u pyetur si persona nën hetim të dyshuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248, edhe punonjësit e policisë kufitare të stacionit të policisë kufitare Himarë”, bëri të ditur Prokuroria.

Po kështu, Fatmir Kuçi rezulton se është i pajisur me leje drejtimi për mjete lundruese me peshë totale deri në 10 tonë (e vlefshme edhe për mjetin me të cilin dyshohet se është shkaktuar aksidenti, i cili ka peshë totale deri në 6.8 tonë), por nuk ka qenë i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente për mjetin lundrues, me të cilin dyshohet se është shkaktuar aksidenti.



Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Fotogaleri/ Si sot 25 vite më parë, udhëtimi biblik i shqiptarëve me anijen Vlora drejt Italisë

Fotogaleri/ Si sot 25 vite më parë, udhëtimi biblik i shqiptarëve me anijen Vlora drejt Italisë

Historia/ Ç’ndodhi 25 vite më parë në anijen “Vlora” dhe si i ktheu Italia 11 mijë emigrantë me avionë luftarakë

Historia/ Ç'ndodhi 25 vite më parë në anijen "Vlora" dhe si i ktheu Italia 11 mijë emigrantë me avionë luftarakë

Gjigandi i futbollit rus interesohet për De Biasin, ja kush e kërkon…

Gjigandi i futbollit rus interesohet për De Biasin, ja kush e kërkon...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com