Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet të rishikojmë qëndrimin ndaj pasurisë?

2016/08/02 at 10:13 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A duhet të rishikojmë qëndrimin ndaj pasurisë?

Stephen HAWKING*


A ka rëndësi paraja?  A na bën pasuria të pasur, në ditët e sotme? Këto mund të cilësohen pyetje të çuditshme që një fizikant të përpiqet t’u japë përgjigje, por vendimi i referendumit britanik është një kujtesë se çdo gjë është e lidhur dhe se nëse dëshirojmë të kuptojmë natyrën fondamentale të universit, do të ishim shumë të mangët nëse injorojmë rolin që luan dhe nuk luan pasuria në shoqërinë tonë.

Kam argumentuar gjatë fushatës së referendumit se do të ishte një gabim për Britaninë të largohej nga Bashkimi Europian. Jam i trishtuar për rezultatin, por nëse kam mësuar diçka në jetën time është të nxjerr më të mirën nga “dora” që të është ofruar. Tashmë ne duhet të mësojmë të jetojmë jashtë BE-së, por në mënyrë që të menaxhojmë këtë suksesshëm kemi nevojë të kuptojmë përse populli britanik bëri këtë zgjedhje. Unë besoj se pasuria, në mënyrën si e kuptojmë atë dhe në mënyrën sesi e ndajmë atë, luajti një rol kyç në vendimin e tyre. Ashtu si kryeministrja Theresa May, tha gjatë javës së parë në detyrë: “kemi nevojë të reformojmë ekonominë për të lejuar më shumë njerëz të ndajnë së bashku prosperitetin e vendit”.

Ne të gjithë e dime se paraja është e rëndësishme. Një nga arsyet përse unë besoj se do të ishte e gabuar të largoheshim nga BE lidhej me grantet. Shkenca britanike ka nevojë për të gjitha paratë e mundshme dhe një burim i rëndësishëm i financimeve të tilla ka qenë prej shumë vitesh Komisioni Europian. Pa këto grante, shumë punë të rëndësishme nuk do të ishin kryer dhe gjëra të mëdha nuk do të kishin ndodhur. Ka që tani prova se shkencëtarët britanikë po përjashtohen nga projektet europiane, dhe ne na duhet që qeveria të merret me këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur.

Paratë janë gjithashtu të rëndësishme pasi çlirojnë individët. Ka folur në të kaluarën për shqetësimin tim se reduktimi i shpenzimeve qeveritare në Britani do të zvogëlonte mbështetjen për studentët me aftësi të kufizuara, mbështetje që më ndihmoi gjatë karrierës sime. Në rastin tim, sigurisht, paratë kanë ndihmuar jo vetëm që unë të kisha një karrierë, por edhe në kuptim më të ngushtë, më kanë mbajtur gjallë.

Në një rast ndërsa isha në Zvicër në vitet e para të karrierës sime, unë mora pneumoni, dhe kolegët e mi në Kembrixh, Gonville dhe Caius, mundësuan kthimin tim në Britani për trajtim. Pa paratë e tyre, mund të mos kisha mbijetuar për të realizuar projektet që kam arritur të përmbush që nga ajo kohë. Paratë mund ta çlirojnë individin, ashtu sikundër varfëria mund ta bllokojë dhe ta kufizojë potencialin e tij, për të keqen e vet dhe të rracës njerëzore.

Pagesa për kujdesin ndaj meje si person me aftësi të kufizuara, dhe për punën time është thelbësore, por zotërimi i parave nuk është.

Kështu që unë do të isha personi i fundit që do të qortoja domethënien e parave. Sidoqoftë, edhe pse pasuria luan një rol të rëndësishëm praktik në jetën time, unë kam sigurisht një marrëdhënie të ndryshme nga shumë njerëz të tjerë me të.

Unë nuk do të dija ç’të bëja me një kalë garash apo edhe me një Ferrari, madje edhe nëse do ma mbante xhepi një të tillë. Kështu që e kam parë paranë si një mjet lehtësues, si mjet për një qëllim – edhe kur bëhet fjalë pë ride, shëndetin apo sigurinë –por kurrë si një qëllim në vetvete.

Në mënyrë interesante, ky qëndrim, për një kohë të gjatë i konsideruar si një eksentrizëm i parashikueshëm i një akademikut të Kembrixhit, tashmë ndahet më gjerësisht nga njerëz të tjerë. Njerëzit kanë nisur të vënë në dyshim vlerën e pasurisë si të tillë.  A është dituria apo eksperienca më e rëndësishme se paraja? A mund që zotërimi i pasurisë i pret rrugën përmbushjes? A mund të zotërojmë vërtet diçka, apo jemi thjesht ruajtës të përkohshëm?

Këto pyetje po drejtojnë ndryshimin e sjelljes, e cila në këmbim, po frymëzon  disa ide dhe ndërmarrje të reja inovative. Këto kanë marrë emrin “projektet katedrale”, ekuivalentja moderne e ndërtesave madhështore të kishave, ndërtuar si pjesë e përpjekjes njerëzore për të zvogëluar ndasinë midis qiellit dhe tokës. Këto ide nisën nga një brez me shpresën që gjeneratat e ardhshme të mund të përmbushnin sfidën.

Unë shpresoj se njerëzit mund të përqafojnë më shumë nga ky i menduar katedrale për të ardhmen, sesa kanë bërë në të shkuarën, për shkak se ndodhemi në kohë të rrezikshme. Planeti ynë dhe rraca njerëzore përballen me sfida të shumta. Këto sfida janë globale dhe serioze – ndryshimet klimaterike, prodhimi ushqimor, mbipopullimi, zhdukja e specieve të tjera, sëmundjet epidemike, acidifikimi i oqeaneve.

Çështje të tilla ushtrojnë presion mbi ne që të bashkëpunojmë, të gjithë, me një vizion të përbashkët për të siguruar që njerëzimit të mund të mbijetojë. Ne kemi nevojë të përshtatemi, të rimendojmë, të rofokusohemi dhe të ndryshojmë disa nga bindjet tona themelore se çfarë kuptojmë me pasuri, me termin “imja” dhe “jotja”. Ashtu si fëmijët, ne na duhet të mësojmë të ndajmë pasurinë.

Nëse dështojmë ta bëjmë këtë, atëherë forcat që kontribuan për Brexit, zilia dhe izolacionizmi jo vetëm në Britani, porn ë të gjithë botën e që lindin nga mosndarja, nga kultura me një përcaktim të ngushtë të pasurisë dhe nga dështimi për ta shpërndarë atë më barazisht, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve kombëtarë, do të forcohen. Nëse kjo ndodh, nuk do të isha optimist për parashikimin afatgjatë të rracës sonë.

Por ne mundemi dhe do t’ia dalim. Njerëzit kanë burime të pafund, optimist dhe me aftësinë e përshtatjes. Ne duhet të zgjerojmë përcaktimin tonë për pasurinë që të përfshijmë në të diturinë, burimet natyrore dhe aftësitë njerëzore dhe në të njëjtën kohë, të mësojmë ta ndajmë secilën prej tyre më barazisht. Nëse e bëjmë këtë, atëherë nuk ka kufizime në atë që njerëzit mund të arrijnë së bashku.

* Stephen Hawking është një prej fizikantëve teorikë më te njohur në botë, astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni).

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 përdor karrocë invalidësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.

Stephen Hawking së fundmi, po punon për nismën www.unlimited.world

Marrë nga “The Guardian”/Shqip

 



Ju sugjerojmë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

13 Shtator, 2025 4:07 pm
BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Rajoni

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

13 Shtator, 2025 3:58 pm
FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

13 Shtator, 2025 3:16 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Bota

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

13 Shtator, 2025 2:45 pm
Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Para
“Largimi i Metës nga koalicioni, nder i madh për PS-në”

Mesazhet/ Ndocaj "sherr" me komentuesit në Facebook

Veç miqësisë ja çfarë i bashkon tjetër, Anjeza Majën dhe Mira Kazhanin

Veç miqësisë ja çfarë i bashkon tjetër, Anjeza Majën dhe Mira Kazhanin

Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
13 Shtator, 2025

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mije e 317 bimë narkotike kanabis...

Lexo më shumë

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
13 Shtator, 2025

A mos vallë Europa shpenzon tashmë mjaftueshëm për mbrojtjen, më shumë se Rusia, dhe prandaj nuk është e nevojshme që...

Lexo më shumë

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
13 Shtator, 2025

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
13 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur kushtet e tij të reja për NATO-n për t’i dhënë fund luftës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com