Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një reagimi dërguar mediave, kanë kërkuar që të miratohen sa më shpejt 7 projektligjet e reformës në drejtësi duke e cilësuar këtë si parakusht për zbatimin e reformës.
Në deklaratë thuhet se afati i fundit për të miratuar këto ndryshime është 11 gushti kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese.
Reagimi i SHBA-BE për 7 pr/ligjet:
BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi. Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.
Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.