Rritja e tarifave të studimit në universitetet publike prej mëse dy vitesh, ka bërë që Shqipëria të renditet ndër vendet më të shtrenjta në rajon për studimet universitare.
Pas miratimit të ligjit të ri për arsimin e lartë, universitetet kanë të drejtë të caktojnë numrin e studentëve dhe tarifat.
Për vitin e ri akademik, tarifa pritet të jetë e njejtë duke u luhatur nga 25 në 40 mijë lekë në vit.
Në Fakultetin e Drejtesisë, tarifa ëshë 40 mijë lekë, tek Ekonomiku 35 mijë lekë, Mjekësi e Përgjithshme e Farmaci nga 50 mijë lekë në vit.
Krahasuar me rajonin këto tarifa janë disa herë më të larta.
Studimet në Universitetin Shtetëror të Kosovës kushtojnë 3600 lekë.
Në universitetin e Zagrebit, e shprehur në monedhën tonë, tarifa vjetore është më pak se 730 lekë.
Universiteti i Beogradit që listohet mes 500 universiteteve më të mira në botë, ka një kuotë vjetore studimi prej 1500 euro.
Për shkak të tarifave të rritura vitet e fundit, arsimi është shërbimi kryesor i shtrenjtuar me te cilin po përballen familjet.
Sipas Institutit te Statistikave, ndërsa inflacioni në total ishte vetëm 1.2% në muajin qershor, inflacioni në arsim ishte gati 5%.