Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

(Jo)Origjinaliteti i artistëve shqiptarë…

2016/07/27 at 4:12 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
(Jo)Origjinaliteti i artistëve shqiptarë…

(Jo)Origjinaliteti i artistëve shqiptarë


Nxitur nga debati virtual rreth (jo)origjinalitetit të projektit “White Love” të fotografit Sonny K.Elson, si dhe për dilemën nëse, fotografët tanë – dhe jo vetëm fotografët – kopjojnë apo veç ndikohen nga artistë të njohur jashtë shtetit.

 Albatros Rexhaj

 

Projekti White Love i Sonny K. Elson nxiti një “polemikë” të vogël mes meje dhe një dashamirësi të fotografit Sonny K. Elson rreth një teme shumë të rëndësishme për të gjithë artistët shqiptarë: origjinalitetit! Dhe meqë nuk jam ithtar i diskutimit virtual (sepse, në mos asgjë tjetër, kurrë nuk mund ta di se me kë vërtet po debatoj), thelbin e kësaj “polemike” dua ta ndaj me të gjithë të tjerët, sepse diskutimi për (jo)origjinalitetin e artistëve shqiptarë është me interes për të gjithë.

Po! White Love e Sonny K. Elson-it është e ndikuar nga Towel Series e fotografit të njohur Mario Testino. Kjo është një gjë që, aty për aty, pa ndonjë mundim të madh dhe pa pretendimin se kanë zbuluar Amerikën, mund ta dallojnë të gjithë ata që kanë sado pak njohuri të përgjithshme në këtë fushë.

Dhe çfarë duam të themi me këtë pohim?

Nëse qëllimi është që të përbaltet një emër i përveçëm, atëherë diskutimi bartet në një fushë që vetvetiu do të transformohet në një mal të egër dhe të pafund, në diçka tejet provinciale dhe tipike (për të keq) shqiptare. Por nëse qëllimi është që të bëjmë një debat përmbajtjesor për një kategori estetike dhe kreative, shumë të rëndësishme për artistët shqiptarë, atëherë duhet të kemi shumë kujdes se si i qasemi.

Po ia nisi nga projekti i Sonny-t.

Fakti që Sonny është ndikuar nga Testino, por edhe artistë të tjerë para tij që kanë shfrytëzuar të njëjtin motiv (shumë kohë para Testino-s, fotografë të tjerë, në konture pak a shumë të njëjta,  kanë pasur për modele emra të njohur, si Sofia Loren, Natlie Vud, Xhejn Karmen etj), nuk e zbeh aspak punën dhe idenë e Sonny-t. Ashtu siç e kam parë unë, në mos asgjë tjetër, në këtë hapësirën tonë të vogël shqiptare, ndër të tjera, Sonny K. Elson-i synon që të perceptohet si një Mario Testino shqiptar. Dhe, theksoj, nuk ka ndonjë gjë të keqe këtu. Përkundrazi!

Testino, dhe disa të tjerë para tij, në atë stil me peshqir dhe pak make up, kanë fotografuar yje botërore, ndërsa Sonny ka fotografuar yjet tona. Besoj se shumë pak prej tyre do të mbërrinin deri në pikën që të fotografoheshin në ato poza nga Testino! E di se, ngaqë jemi kapërthyer në kthetrat e inferioritetit, shumëkush reagon për të keq te përdorimi i fjalës “yjet tona”, por ato janë ato që janë – në mos asgjë tjetër, pasqyrë e jona dhe e botës sonë të vogël.

Shtroj pyetjen tjetër: a mund të flasim për kopjim apo për frymëzim/ndikim?

Kopjim do të thotë të rikrijosh diçka tërësisht identike. Ndërkaq, të ndikohesh do të thotë të krijosh diçka, sado kudo tënden, por brenda linjave që ka ravijëzuar dikush tjetër para teje.

Fotografët tanë, dhe kjo më pëlqen tek ta, nuk e fshehin aspak se tërë kohën lundrojnë në internet dhe “vjedhin” ide të mira. Madje, mes nesh janë së paku dy emra të dallueshëm që krijojnë fuqishëm në frymën e fotografit ikonë Steve McCurry. Pyes: ky fakt, e zbeh punën e tyre? Aspak, sepse subjekt i trajtimit të tyre vazhdojnë të jenë motive dhe personazhe shqiptare.

Diçka të ngjashme mund të themi edhe për krijuesit tanë të modës që, po ashtu, tërë kohën rrinë në internet dhe ndjekin trendet botërore. Edhe ata tërë kohën “vjedhin” ide, por, po ashtu, tërë kohën, në “vjedhje” e sipër, nxjerrin diçka të veçantë dhe që është veç e tyrja.

Kjo më nxit të pyes: sot, çfarë është origjinaliteti?

Në një botë kur tashmë çdo gjë është thënë e stërthënë, është parë e stërparë, është dëgjuar e stërdëgjuar, origjinaliteti është një kategori tejet subjektive. Kjo është edhe arsyeja pse, sot në botë, gjetje tërësisht origjinale ka vetëm në fushën e teknologjisë, ndërkohë   që arti është futur (përsëri) në procesin e rikrijimit të vetvetes. Por edhe kjo nuk është ndonjë risi.

Artistët e Mesjetës rikrijuan artin antik duke i dhënë asaj një frymë iluministe, artistët e shekullit XX rikrijuan iluminizmin e Mesjetës duke i dhënë asaj komponentin e lirisë individuale dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të kohës.

Ky është një rast i mirë për të bërë pyetjen tjetër: vallë, a kanë artistët tanë potencial që të krijojnë një mendim të vetin, tërësisht origjinal?

E them me zë të lartë, se po! Por kjo do të vonojë për aq sa ne vetë të mos i mundshtojmë në çdo hap dhe në çdo përpjekje që ata bëjnë!

Kur kam shkruar shënimin tim për projektin White Love (publikuar në Anabel, më 26 korrik 2016), qëllimshëm e kam vënë theksin te modelet dhe modelin e vetëm (Denis Biduli) në këtë projekt. Ata janë yjet tanë që, për pak sekonda, nëpërmjet objektivit të Sonny-t, u bënë pjesë e një fryme globale (Towel Series), bashkë me yjet më të njohura të botës. Ashtu siç e kam thënë në shkrim, në këtë projekt, gjetja origjinale Sonny-t është prezantimi i këtyre vajzave me një përshtypje të lehtë të ndjesisë së turpit para kamerës. Pikërisht kjo ndjesi turpi është një cilësi tipike shqiptare! Ndërkaq, mënyra fine se si modelet tona janë paraqitur në këtë projekt, dhe jo veç në këtë, është tregues se ato janë të denja që të matin forcat me koleget e tyre në pasarelat më të njohura të botës. Dhe unë – cilësim krejt personal dhe subjektiv i imi ky – i adhuroj për këtë fuqi krijuese që shpërfaqin përkundër dhunës sociale, psikologjike dhe jokorrektesës primitive me të cilën ato duhet të ballafaqohen çdo ditë.

Dhe kjo më kthen në fillim: tek origjinaliteti!

A janë origjinalë artistët shqiptarë?

Po, në mos për asgjë tjetër, së paku për mënyrën se si i përballojnë fyerjet dhe jorrektesën që ua servir shoqëria shqiptare.

Madje, në këtë pikë, janë kampionë të vërtetë!

 



Ju sugjerojmë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Para
Enca vdes të ekspozojë gjoksin, i heq reçipetat fare

Enca vdes të ekspozojë gjoksin, i heq reçipetat fare

Bleona Qereti: Ja kush i paguan paratë për mua!

Bleona Qereti: Ja kush i paguan paratë për mua!

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Dy vëllezër nga Kurbini kërcënojnë me armë 53 vjeçarin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
25 Maj, 2025

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas ndjekjes nga policia. I riu, identiteti i të...

Lexo më shumë

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
25 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj...

Lexo më shumë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
25 Maj, 2025

Revista prestigjioze amerikane Forbes ka bërë një klasifikim të pesë qyteteve evropiane bregdetare, ku mund të blihet pasuri e paluajtshme...

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
25 Maj, 2025

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com