Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafa organizon ceremoni, Bylykbashi: Nuk vijmë për festë

2016/07/27 at 3:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
INTERVISTA/ Bylykbashi: Ja kush penalizohet nga ligji i dekriminalizimit

Fatmir Xhafa, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ka ftuar gjithë anëtarët e Komisionit në një ceremoni që pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.


Ceremonia ka si synim falenderimin e atyre që kanë ndihmuar për reformën në drejtësi si dhe vlerësimin apo shpërblimin moral.

Nuk dihet se si do organizohet ceremonia dhe nuk kuptohet përse gjithë kjo atmosfere festive për aprovimin e thjeshtë të një ligji.

Duket më shumë si një çështje elektorale se sa një ndryshim kushtetues. Eshtë e çuditshme, më shumë po nderohen anëtarët që ndryshuan kushtetutën se sa ata që e kanë hartuar atë më 1998.

Por në ceremoninë e njoftuar nga Basha nuk do marrin pjesë anëtarët e PD-së të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Fatmir Xhafajt për qëndrimin e opozitës për ‘Vetingun’. Ai ka thënë se PD është për të kaluar ligjet dhe jo për të festuar.

Ligjvënësi Bylykbashi theksoi se procesi u karakterizua nga një qasje arrogante. Dhe se mazhoranca cdo momenti tentoi të prishte konsensusin.

“Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus në 22 korrik paketën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Voptimi unanim përmbylli një proces i cili për fat të keq në vend të gjithëpërfshirjes, konsensusit, vullnetit të mirë dhe mirëbesimit, transparencës dhe legjitimitetit, u karakterizua nga një qasje arrogante, konfliktuale, përjashtuese, jo transparente hileqare dhe me një gjuhë denigruese”, citohet në reagimin e Bylykbashit.

Në letër shkruhet se miratimi dhe dekretimi i ndryshimeve Kushtetuese është një moment që na vë të gjithëvë përpara përgjegjësive të mëdha për të vazhduar fazën e re, atë të miratimit të shtatë ligjeve organike dhe mbi 30 ligjeve të tjera që plotësojnë Reformën në Drejtësi, me përgjegjshmëri, gjithëpërfshirje, profesionalizëm, konsensus të shëndetshëm dhe transparencë të vërtetë.

 

 

bylykbashi

Reagimi i Fatmir Xhafës: 

Kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se PD është njohur me pr/ligjin për vetingun që në datën 4 korrik dhe sipas tij, çdo pretendim se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu njohur me ligjin është një gënjeshtër.

“I kam dërguar një njoftim anëtarëve të komisionit, por jo thjesht njoftim për mbledhje por dhe projektin, relacionin dhe shtojcat që shoqërojnë projektin. Ligji për vetingun është një nga 7 ligjet kryesore të paketë që shoqërojnë projektin kushtetues.  Eshtë një gënjeshtër nga të gjithë ata që kanë pretenduar se nuk kanë kohë për ta njohur ligjin. Ajo që është dërguar dje janë reflektimet që i janë bërë projektligji bazuar në ndryshimet e fundit kushtetuese. Kanë qenë në dijeni që në datën 4 korrik për përmbajtjen e këtij pr/ligji. Ky projekt ligj është i gatshëm për tu votuar dhe për të kaluar në seancë plenare.”- deklaroi Xhafaj.

Xhafaj deklaroi se qëndrimi i opozitës dhe ultimatumet e saj nga studiot televizive për 7 ligjet me ndryshimet kushtetuese që u dekretuan dje nga presidenti Nishani. Xhafaj, në mënyrë të tërthortë la të nënkuptohej se po tenton të prish konsensusin e arritur më 21-22 korrik, kur u miratuan edhe ndryshimet kushtetuese. Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e kryetarit të Kuvendit për të pezulluar takimet në SHBA dhe për të ardhur në Shqipëri për shkak të klimës politike, ku sipas tij po tentohet të prishet konsensusi i arritur mes palëve, Xhafaj tha se komentet e PD rendojnë klimën politike.

Nga ana tjetër Xhafaj shprehu keqardhje për mosprezencën e anëtarëve të opozitës në Komision.

“Nuk e di këtë por më vjen keq që PD i kanë ndërprerë zotit Meta vizitën. Janë shpallur nga Presidenti i Republikës, janë botuar sot në fletoren zyrtare, por çdo fuqi të ligjit duhet të jetë për datën kushtetuese. Duhet të ketë një rregull. Për tu bërë efektive kërkon 15 ditë kohë. Rëndësi ka vullneti për këtë proces. PD dhe komisionerët e saj duhet të kishin ardhur në komision dhe nuk do kishim situata të tilla paradoksale, siç është kjo telenovela që janë mësuar të shohin shqiptarët. 7 ligjet nuk u shkëputën. Ato janë të 7-ta ligjet dhe askush s’do e kishte menduar që koha e shkurtër, bëhet e pamundur që në 28 korrik të miratohen të 7-ta ligjet. Nëse opozita do kishte marrë pjesë në komision do ishte e lehtë, por nuk erdhi. Ligji për ‘Vetingun’ është ligji pararendës për reformën. Duhet të nis procesi i ‘Vettingut’ më pas duhet të nis puna. Që ky proces të filloj ndërkombëtarët do i duhet punë të zgjedhin prokurorët ndërkombëtar. Jam i shqetësuar nga deklarimet publike të PD të cilët e rëndojnë klimën politike, do ishte më mirë që ata ta përforcojnë këtë proces sesa të bëjnë deklarata. Zgjidhja më e mençur është që të ulen në komision për të ecur përpara.” theksoi Xhafaj



Ju sugjerojmë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Finalja e Libertadores/ Indipendiente de Valle sonte tenton mrekullinë

Finalja e Libertadores/ Indipendiente de Valle sonte tenton mrekullinë

Shokon mjeku që “vrau” Michael Jackson: Ai ishte gjallë!

Shokon mjeku që "vrau" Michael Jackson: Ai ishte gjallë!

Andi Lila merr një ofertë të re, ja kush ekip e kërkon ….

Andi Lila merr një ofertë të re, ja kush ekip e kërkon ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
24 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë - në ditën e dytë...

Lexo më shumë

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
24 Maj, 2025

Mijëra maturantë edhe këtë vit po përballen me një nga zgjedhjet më të rëndësishme, atë të degës së studimit për...

Lexo më shumë

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
24 Maj, 2025

Një ndërprerje e energjisë elektrike në Francën jugore ka ndërprerë shfaqjet në ditën e fundit të Festivalit të Filmit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com