Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mark Green letër Bashës: Ju dhe PD të gatshëm të qeverisni Shqipërinë

2016/07/27 at 9:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lulzim Basha mbërrin në Kuvend, do të ndjekë nga afër seancën

Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Ambasadori Mark Green, përmes një letre dërguar Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, vlerëson lidershipin e demostruar nga zoti Basha në procesin dhe rezultatin final të Reformës në Drejtësi.


“Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letër.

Letra e plotë e Presidentit të IRI drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha:

I dashur zoti Basha,

Ne i kemi ndjekur me shumë interes negociatat tuaja mbi reformën në drejtësi, një hap i rëndësishëm për t’i dhënë Shqipërisë një sistem drejtësie më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Në këtë moment historik për vendin tuaj unë dëshiroj t’ju uroj ju për arritjen e konsensusit dhe kalimin e kësaj reforme në ligj. Ne mendojmë se kjo është përcaktuese në procesin e integrimit europian të vendit tuaj, një hap më afër përmbushjes së vizionit të Presidentit Xhorxh H.Ë. Bushit për një “Europë gjithpërfshirëse dhe të lirë”.

Siç e dini, IRI ka punuar prej shumë e shumë vitesh me Partinë Demokratike. Një vit më parë, kur ne e pranuam ftesen e Fondacionit për Liri dhe Demokraci për të punuar më intensivisht lidhur me  transparencën, ne e dinim se kjo do të ishte një çështje që do të shkaktonte debate të shumta, por që gjithashtu do të mbarte dhe  shpresa të mëdha për popullin shqiptar. Nëpërmjet organizimit të konferencës sonë të përbashkët mbi transparencën në muajin qershor,  unë shpresoj se ne arritëm që të jepnim një kontribut konkret  në  këtë debat, dhe të tregonim mbështetje për vizionin tuaj për një sistem politik të drejtë dhe transparent për Shqipërinë.

Siç ju e dini, unë kam shërbyer për 8 vite në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Unë vetë kam përjetuar shumë momente të rëndësishme në jetën e vendit tim, si edhe dilemat me të cilat të gjithë ligjvënësit ballafaqohen kur votojnë për këto lloj reformash shumë të rëndësishme: A është ky ligj mjaftueshmërisht i mirë? A mund ta përmirësojmë atë më shumë? A është konsensusi me të vërtet ai për të cilin ka nevojë vendi?

Të gjitha këto janë pyetje të cilat ne ia bëjmë vetes kur punojme mbi draftet e ligjeve të reja dhe ato kërkojnë përgjigje të mira nëse ne dëshirojmë të marrim vendimet e duhura.

Gjatë kohës time si kongresmen unë përjetova shumë nga këto votime të vështira dhe unë e kuptoj peshën që ju duhet të mbanit në drejtimin e këtyre negociatave, të cilat ishin shumë komplekse dhe shpesh herë sigurisht tmerresisht të vështira. Megjithatë pasi arrihet rezultati,  procesi ka shumë më pak rëndësi se rezultati, në mënyrë të veçantë kur ai është pozitiv për vendin.

Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për këtë sukses të rëndësishëm jo vetëm për ju dhe Partinë Demokratike por gjithashtu për të gjithë Shqipërinë.

Përshëndetjet më të përzemërta!

Mark Green,

President i Institutit Republikan Amerikan,

Ambasador dhe ish-kongresmen.



Ju sugjerojmë

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
Aktualitet

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar

21 Maj, 2025 8:25 am
Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
Aktualitet

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

21 Maj, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:15 am
Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Ish-velina e “Fiks Fare” bëhet nënë për herë të dytë…

Ish-velina e "Fiks Fare" bëhet nënë për herë të dytë...

Lotaria Kombëtare u shit për 1 euro

Lotaria Kombëtare u shit për 1 euro

RREFIMI/ Ja se si u arrit në monedhën e quajtur Euro

RREFIMI/ Ja se si u arrit në monedhën e quajtur Euro

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
21 Maj, 2025

Perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë...

Lexo më shumë

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
21 Maj, 2025

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Maj, 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 21 maj 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
21 Maj, 2025

Dashi Sot do të jetë një ditë shumë e mirë dhe planet mund të arrihen me shumë sukses. Mos u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com