Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët tona bilanc lufte në kohë paqe, kush mban përgjegjësi?!

2016/07/26 at 3:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrugët tona bilanc lufte në kohë paqe, kush mban përgjegjësi?!

Nga Dritan Laci


Një nënë me foshnjën e saj ende motake u shua mesditën e së dielës. Një baba humbi të birin vetëm një vit e gjysëm jetë në po të njëjtin aksident tragjik. Një familje, nënë e bir u ndanë nga jeta tragjikisht pa u zbardhur mëngjesi i sotëm, në atë që për ta duhet të ishte ishte fillimi i një jave të re. Një bashkëshorte po lufton me vdekjen. Dhe nuk dihet nëse do ta fitojë betejën. 72 orë bilanc lufte në kohë paqe.

Më zi se kaq nuk mund të bëhej. Rrugë të gjymtuara që marrin pafund jetë njerëzish. Diku tre, diku 2 diku, diku 1, nga jugu në veri, autostrada që nuk përfunduan kurrë dhe që tanimë janë kthyer në autostradat e vdekjes që prodhojnë vetëm viktima dhe skena horror. Tri muaj më parë vëlla e motër u gjetën të mbytur në një kanal moçalor të mbuluar nga fekalet në krah të autostradës Kavajë-Rrogozhinë. U gjetën ashtu në krah të njëri-tjetrit. Një tabelë e gabuar në një rrugë të pandriçuar që Ministria jonë e Transportit e quan autostradë të përfunduar që i kishte detyruar të futeshin në një qorrsokak pa e ditur se kthimi pas për të hyrë në ato gjoja autostradë do i merrte jetën duke përfunduar në kanal.

Jo më larg se një muaj më pas pak kilometra nga ai vend një nënë humbi tragjikisht dy engjëjt e saj, sepse mitomania piramidale e bashkuar me nepotizmin e frikshëm që fillon e zbret vertikalisht nga majat e pushtetit deri te bizneset e lidhura me oligarkinë, kishin arritur deri aty sa të sharronin trafikndarëset për qëllime përfitimi. Sa shumë viktima në kaq pak aksidente të përmendura por sa shumë të tjerë që në harkun kohor të vetëm 6 muajve kanë mbetur të memorizuar rrugëve në lapidarë dhe buqeta lulesh të shplara nga agjentët atmosferikë. Dhe pse?! Sepse rrugët tona nuk janë rrugë. Por paçavure që kryeministri ynë i shet për rrugë.

A mund të quhet autostradë Tiranë-Lezhë ku lopa, karroca me kalë, zetori kapërcyer me mullar bari, motoçikletat 50 kubikshe me gruan mbrapa, mungesa katastrofike e sinjalistikës dhe ndriçimit, dreqi shejtani dhe i biri udhëtojnë të gjithë bashkë drejt vdekjes së sigurtë çdo ditë të jetës së tyre.

A mund të quhet autostradë Tiranë-Durrës, një autostradë që fillon si një piknik ekzotik me palma dhe që vazhdon me tabela pafund reklamash, burim i sigurtë shpërqëndrimi dhe vazhdon me mungesë të theksuar tabelash dhe sinjalistikash.

A mund të quhet autostradë Tiranë-Elbasan apo anasjelltas një rrugë zgërqe që ka 5 vite që nuk përfundon dhe nuk dihet kur do të përfundojë kështu si ka nisur, ku i vetmi segment i ndriçuar është fatmirësisht tuneli 4.5 km, më pas gjithçka është si të shkosh nga humbëtira në humbëtirë.

A mund të quhet autostradë Fier-Lushnje kur për të hyrë dhe për të dalë nga kjo palo autostradë të duhet të të udhëheqë makina e google earth pasi nuk ka Zot që të kuptojë se si mund të hysh në autostradë pa marrë fillimisht 30 kthesa.

A mund të quhet rrugë ajo që zgjaton përgjatë Lungomares që të çon më tej drejt Rivierës, ku pa të dalë pushimet nga hundët nuk ka Perëndi që të lëshojë nga trafiku i rënduar. Ku vajtën premtimet e zotit Kryeministër që thoshte “Rrugë të reja s’do bëjmë, por do të standardizojmë këto që kemi”.

Ku vajtën premtimet e z. Kryeministër ku anatemonte kryeministrin paraardhës se i bëri lekët rrush e kumbulla duke bërë rrugë. Ky është standardizimi që premtuat z. Kryeministër. Numërimi i viktimave çdo ditë?! Edhe sa jetë njerëzore duhet të humbasin për të kuptuar se rrugët tona nuk janë gjë tjetër vetëm se tallje me investimet e kryera. Kam shëtitur me kilometra të tëra brenda dhe jashtë Shqipërisë, por pasigurinë që ndjej në rrugët e Shqipërisë nuk e kam ndjerë askund. Të paktën të kishe ndërrmarrë një plan masash emergjent kombëtar. Po unë dhe të tjerët të kemi dëgjuar për gjithçka të kesh folur, por për kapicën e viktimave të rrugëve s’të kam dëgjuar asnjëherë. Ndoshta ti udhëton me avion, charter a ku di unë.

Por do të të sugjeroja të merrje njëherë edhe makinën dhe të vozitje Rrugën e Kombit në pjesën e Kosovës. Dhe këtë impresion dua që ta lexoj në profilin tënd në facebook, në një status ku edhe të na thuash se çfarë ndryshimi pe. Se si sinjalistikat funksiononin. Se si tabelat orientuese ishin në vendin e duhur. Se si rruga të çon në qytet në fund të fundit, dhe jo të përplas me ndonjë kanal apo rrethrrotullim që të rrotullon dhe s’di ku të çon. Kaq! Asgjë më shumë kryeministri im. Është detyra jote kjo. Për këtë je votuar. Çdo viktimë është një kosto politike më shumë për ty dhe premtimet e pambajtura në këtë afrim të fundit të mandatit 4 vjeçar. Dhe është një gisht i madh akuze për paaftësinë që ke treguar në menaxhimin e kësaj situate.



Ju sugjerojmë

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
Rajoni

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

22 Maj, 2025 2:26 pm
Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon
Aktualitet

Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

22 Maj, 2025 2:18 pm
Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente
Aktualitet

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

22 Maj, 2025 2:14 pm
Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë

22 Maj, 2025 1:55 pm
“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
Aktualitet

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar

22 Maj, 2025 1:40 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Kredia për banesa, zyrtarizohet rregullorja e re

22 Maj, 2025 1:39 pm
Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet
Aktualitet

Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet

22 Maj, 2025 1:34 pm
Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara
Aktualitet

Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara

22 Maj, 2025 1:24 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Celibashi: Platformat e KQZ, nën sulme kibernetike. Të organizuara nga jashtë

22 Maj, 2025 1:18 pm
Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…
Aktualitet

Operacioni “Ura”/Berisha:E vonoi Dumani për qëllime elektorale, mashtroi Antimafian…

22 Maj, 2025 1:07 pm
Para
Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Aksidenti në aksin Lezhë-Tiranë/ Ja kush janë dy viktimat

Revolta e çiftit të njohur me Top Channel

Geti dhe Marina harrojnë grabitjen, "arratisen" në...

Pas dasmës së vajzës ish-Presidenti Topi ka një mesazh

Pas dasmës së vajzës ish-Presidenti Topi ka një mesazh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
22 Maj, 2025

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim...

Lexo më shumë

Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon
22 Maj, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant...

Lexo më shumë

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente
22 Maj, 2025

"Janë drejt përfundimit punimet për transformimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë". Kështu ka shkruar në një postim për rrjetin social “Facebook”,...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë

Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë
22 Maj, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndarë një mesazh ngushëllimi nga qelia, për ndarjen nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com