Vëllai i Armela Segashit, vajzës nga Podujeva që humbi jetën gjatë sulmit me armë zjarri në një qendër tregtare në Mynih ka rrëfyer momentin kur kuptoi se kishte të shtëna në Mynih dhe çastin kur morri vesh lajmin e hidhur për të motrën.
Familja e së ndjerës ka folur për “Info Magazinë” në Klan Kosova.
“Armela ka dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 pasdite ndërsa pak pas orës 18:00 kam kuptuar që ka të shtëna, gjë që më frikësoi. Jam munduar ta kontaktojë mirëpo nuk është pergjigjur në telefon, pastaj kam filluar të kërkoj”.
Ai ka thënë se kërkimi ka zgjatur për të rreth 12 orë, nga ora 18:00 pasdite deri në orën 6 të mëngjesit kur edhe kanë marrë lajmin tragjik.
“Në ora 6 në mëngjes ka ardhur lajmi tek prindërit për vdekjen e saj, fillimisht prindërit ishin në shtëpi me shpresë që do të kthehej prapë ndërsa unë isha nëpër spitale, stacione të Policisë duke kërkuar nëpër këto vende, nuk kam pasur konfirmim për vdekjen e saj”.
“Në 6 të mëngjesit kam qenë në stacionin e fundit të Policisë e edhe aty më kanë thënë që nuk ka vdekur, pastaj më ka lajmëruar babai më ka thirrë në shtëpi, kur edhe aty e kuptova qe ka vdekur”.
Vëllai ka treguar se Armela nuk ka qenë në qëndër tregtare ku edhe ka ndodhur sulmi.
“Vendin e kemi vizituar shpesh, kemi edhe familjarë që punojnë në qendrën tregtare, Armela nuk ka qenë në qendër tregtare brenda, ka qenë në një restorant përballë dhe ka qenë e shoqëruar me nje shoqe”.