Kjo botë është vërtetë e padrejtë ndonjëherë. Selana Gomez fiton rreth 550 mijë dollarë për çdo postim në faqen e saj në Instagram.
Këngëtarja ka mbi 90 milionë ndjekës dhe 23vjeçarja fut në llogarinë e saj bankare më shumë se gjysmë milionë dollarë për çdo postim që përbën reklamë. “Us Weekly” raporton se, Selena është një nga yjet më ndikuese në rrjetet sociale. Kjo do të thotë se shumë njerëz janë të prirur të blejnë rroba, produkte dhe çdo gjë tjetër që poston ajo, më shumë sesa Kardashian apo motra e saj Jenner. Nëse bashkojmë ndjekësit e saj në Facebook, Twitter dhe Instagram, shifra arrin në mbi 200 milionë ndjekës.
Për të fituar 550 000 dollarë, Selana gomes duhet të bëjë postimin reklamë në të tri platformat. Mes kompanive që paguajnë këngëtaren janë CocaCola dhe Adidas.