Një natë më parë në fshatin Orgjost të Zapodit në Kukës, Ismail Memishi goditi disa herë me thikë Miraim Isa, i cili ndëroi jetë në spitalin e Kukësit.
Por ngjarja e ka zanafillën shumë vite më parë, kur babai i viktimës ka vrarë babain autorit të vrasjes me thikë.
Burime pranë policisë së Kukësit bëjnë me dije se, dy familjet Memishi (Alidini) dhe Isa janë në hasmëri prej më shumë se një dekade-shkruan “Shqiptarja.com”
Ndërkohë që konflikti është rindezur pas një tjetër incidenti që ka ndodhur mes autorit dhe viktimës së mbrëmshme, kur ky i fundit e ka ofenduar autorin e vrasjes vetëm pak javë më parë.
Pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga Ismail Memishin.