Edhe pse mbrëmë vonë duke u zbardhur mëngjesi u miratua pas një kalvari të gjatë Reforma në Drejtësi, ende nuk mund të thuhet se kjo reformë është miratuar në tërësi dhe pse konsensusi dhe 140 votat unanime mbëmë në parlament nuk lejnë shteg për kthim pas. Kështu 7 ligjet e Reformës në Drejtësi do të votohen në muajin shtator, kjo për shkak të pamundësisë për tu votuar gjatë ditës së djeshme por edhe faktin që dje ishte seanca e fundit parlamentare për këtë sesion. Ndaj Reforma duhet të presë muajin shtator dhe fillimin e sesionit të ri për tu votuar në tërësi.