Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta përkthesh aromën e një gruaje

2016/07/21 at 9:56 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ta përkthesh aromën e një gruaje

Fotografi Endrit Mertiri dhe modelja Elene Lika bëhen (përsëri) bashkë, tani në përpjekje për të përçuar në imazhe fotografike aromën dehëse të një gruaje. Opinion.al sjell detajet.


Të rrallë janë ata artistë të cilët edhe gjatë një punë që, në pamje të parë duket si një nga ato gjërat lineare që tashmë kanë kaluar në rutinë, mund të krijojë diçka të veçantë. Në thelb, ky detaj është pikërisht ajo dredhia dinake që vetëm një mjeshtër i vërtetë di ta përdorë, duke e nxjerrë si AS-in nga poshtë mëngëve. Kur e mendon kështu, atëherë e kupton se, në të vërtetë, megjithatë nuk ka asgjë lineare, pavarësisht se mund të duket si një impenjim rutinë, dhe se ky produkt i thjeshtë është veçse një manifestim i radhës i aftësive artistike të një mjeshtri të mirfilltë që, me shumë pak elemente dhe detaje, di të krijojë gjëra të bukura.

Aroma2

Kjo vlen edhe për Endrit Mertirin, ndërkaq shkasin për ta pohuar këtë e marr nga mini seti i fotografive që para dhjetë ditësh Endriti ka realizuar për kompaninë prestigjioze Maison de Parfume. Ashtu siç e shoh unë, Endriti është përpjekur që aromën e këndshme të një gruaje, padyshim një ndjesi shumë sensuale, ta përkthejë në imazhe fotografike.

Një gjë aspak e lehtë!

Natyrisht përderisa qëllimi është që ana artistike të vazhdojë të qëndrojë mbi atë komerciale.

Ajo që më kaloi në mendje, posa që në profilin e modeles Elena Lika, në Instagram, pashë foton e parë nga ky set, është se me të zgjedhur Elenën, si modele, Endriti menjëherë ka zgjidhur gjysmën e të panjohurave në ekuacionin e tij artistik.

Pse?

Si komunitet i njerëzve të medias dhe artit ka ardhur koha ta themi hapur se edhe bukuroshja më e madhe e kësaj bote nuk mund të jetë modele e mirë nëse brenda vetes nuk ka ndjesi shpirtërore të artistes. Një modele e rëndomtë përpiqet të komunikojë veç me fizikun e saj, por një modele artiste, fizikut të saj i shton edhe energjinë dhe finesat e shpirtit të vet. E tillë është edhe Elena Lika dhe si e tillë na shpërfaqet edhe në këtë mini set fotografish.

Aroma

Si teknikë, në të tre fotografitë, Endriti vë fokusin te gjymtyrët e Elenës – të cilat në foto jo rastësisht duken të gjata duke krijuar ndjesinë e diçka që tërë kohën rri e njomë dhe e freskët – dhe që shërbejnë si shtylla të fuqishme për imazhin qendror, gjegjësisht lojën artistike me detajet e fytyrës së Elenës. Qëllimi është që secila fotografi të pasqyrojë nga një veti të shpirtit të Elenës, si artiste dhe si femër: sharmin e natyrshëm, mirësinë e ngrohtë që ajo rrezaton, por edhe përshtypjen se prapa imazhit të hijshëm fshihet një mendje e shkathët që di shumë mirë të vlerësojë më të mirën për veten.

Për ta kuptuar këtë duhet të përpiqemi të depërtojmë brenda mendjes së një dame, aty ku do ta shihnim se, për një femër, parfumi përbën një përforcues diskret të sharmit femëror, një mjet për të shprehur natyrën e saj të këndshme si person dhe një mënyrë bindëse për të dëshmuar se ajo di të zgjedhë më së miri.

Nëse i mbyllim sytë dhe përpiqemi që në mendjen tonë të rikrijojmë imazhin apo efektin e një parfumi, si ndjesi, do të gjejmë asocime pikërisht për sharmin, mirësinë dhe dinakërinë apo mendjen e shkathët (të cilat Endriti i ka vënë në përdorim si material krijues), ndërkaq si imazh do të shohim duart dhe qafën e një femre, të cilat, në rastin e Elenës, Endriti i ka përdorur në mënyrë shumë diskrete. Dhe të gjitha këto bashkë, në mendjen e një mashkulli, por (pse jo) edhe të një femre tjetër, krijojnë idenë e diçkaje shumë joshëse.

Aroma1

Parfumi mund të jetë veç një aromë e këndshme dhe kalimtare apo një ide dehëse që patjetër dëshiron ta kesh afër vetes: padyshim kjo e fundit është ajo që synon një artist. Dhe është pikërisht kjo dredhi e bukur që Endriti ka përdorur në mënyrë që me sukses të përkthejë në imazhe fotografike aromën dehëse të një gruaje joshëse.

Dhe sado modest, ky mini set fotografish, është edhe një dëshmi për atë se për aq sa skulpturën nuk e bën allçia, pikturën nuk e bën furça dhe ngjyrat, as fotografinë nuk e bën aparati. Pos syrit, duhet pasur edhe një koncept, një qëllim, por mbi të gjitha një dhunti për të lexuar mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Në fund të fundit, çfarë tjetër është një artist, pos një pasqyrë reflektimi për shpirtrat e njerëzve? /(A.R)

AromaAroma1Aroma2

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

15 Maj, 2025 4:25 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
Aktualitet

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

15 Maj, 2025 4:01 pm
Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
Aktualitet

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

15 Maj, 2025 3:43 pm
PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
Aktualitet

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

15 Maj, 2025 3:32 pm
Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
Aktualitet

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

15 Maj, 2025 3:17 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Para
Video/ Zaloshnja: Në zgjedhjet e ardhshme, Meta pozicionohet në qendër

Video/ Zaloshnja: Në zgjedhjet e ardhshme, Meta pozicionohet në qendër

VIDEO/ Zogaj: Kishte një plan për të nxjerrë opozitën jashtë procesit

Video/ Zogaj: Marrëdhënia mes Ramës dhe Metës ka marrë fund

VIDEO/ Debati Basha-Gjikmarkaj për deklaratën e zhgënjimit të SHBA

VIDEO/ Debati Basha-Gjikmarkaj për deklaratën e zhgënjimit të SHBA

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
15 Maj, 2025

Partia Socialiste ka kërkuar nga KQZ të vijojë numërimi i votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka...

Lexo më shumë

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
15 Maj, 2025

Ceno Klosi është renditur si kandidati më i votuar i qarkut të Fierit, teksa ka arritur të sigurojë gati 17000...

Lexo më shumë

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
15 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një KZAZ në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com