Ndërkohë që të gjithë e kanë mendjen tek reforma në drejtësi, edhe pse populli i thjeshtë as që nuk arrin ta kuptojë se çfarë do të thotë saktësisht kjo e uruar reformë, ngjarje nga më të ndryshmet ndodhin çdo ditë rreth nesh. Bëhet fjalë për ato që mund t’i cilësojmë si fenomene të shëmtuara, të cilat na prishin ditën, na prishin gjakun, na irritojnë e na bëjnë të reagojmë.
Kjo i ka ndodhur një vajze, e cila ka kontaktuar disa herë me redaksinë e Jetaoshqef.al, për të denoncuar një manjak, një njeri që vetëm njeri nuk mund të quhet, i cili kryen veprime kafshërore në mes të ditës, në një nga vendet më të populluara të Tiranës, e që askush nuk reagon.
Ky burrë, siç është fotografuar e marrë në video, çdo ditë ulet në kamionçinën e tij pranë qendrës spitalore, zbërthen pantallonat, kthehet nga rruga, nxjerr organin dhe masturbohet pa e pasur aspak problem, edhe pse para tij kalojnë femra, meshkuj, të moshuar, e ç’është më e keqja, edhe vajza e djem të vegjël.
“Ja cfar ndodh ne tiranen tone.. Ai erioni ben mir tna japi siguri ne qytet.. E gjeni pran qendres spitalore QSUT tek amerikani.. Dit per dit per muaj te ter ky person ben kete veprim.. mir ne q jemi te rritur po femijet??? CNEVOJ kemi ne per keto pamje te tilla???? Dhe ta besosh ne mes te tiranes dhe te gjith HESHTIN..jemi popull qe ja bejm vet te keqen vetes Isha betuar qe do e filmoja”, – shkruan raportuesja.
Ajo normalisht ka të drejtë, por e kujt është përgjegjësia? Nuk mund të themi absolutisht që ky është një njeri që ka probleme me shëndetin mendor, çka deri diku edhe mund të justifikonte gjestin e tij kafshëror, por duket i veshur mirë, me një makinë (edhe pse është një kamionçinë), që me siguri posedon një patentë, çka do të thotë se ka kaluar në një komision mjeko-ligjor, i cili ka certifikuar aftësinë e tij mendore.
Si veprohet në të tilla raste? Apo të presim deri sa të miratohet reforma? Apo mos ndoshta duhet të presim që ky person të përdhunojë ndonjë kalimtare, apo më keq akoma, ndonjë fëmijë, e që më pas organet kompetente të reagojnë?