Një foshnje ka lindur me gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit.
Ky është rasti i parë dhe mjekët shprehen se nuk kanë eksperiencën për ta trajtuar.
Në një situatë të tillë, prindërit e foshnjës së sapolindur në Durrës kërkojnë ndihmën e ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.
Babai i foshnjës, Enkeledi, tha për ABC News se fëmijën e dërgoi në Tiranë, dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të.