Në mes të ditës në një nga rrugët më të populluara të ish zonës së Bllokut në Tiranë, aty ku ndalohet rreptësisht parkimi i makinave, janë parkuar rresht 5 makina luksoze, një prej tyre duket qartazi që i përket një zyrtari të lartë. Policia rrugore ndodhet pak metra më tutje duke soditur qetësisht këtë situatë.
Nuk e dimë nëse kjo është porosi për forcat e rendit, apo preferencë e policisë rrugore ti lejojë këto makinë luksoze të “mbretërojnë” qetësisht në rrugë duke bllokuar trafikun, ndërkohë që për çdo makinë tjetër një veprim i tillë do të ishte i ndaluar, madje policia “që ne duam” nuk do të kursente as gjobat për veturat modeste…