Sgarbi një figurë e njohur e artit italian ka zgjedhur revistën ‘’Chi’’ për të zbuluar një sekret që se kishte rrëfyer më parë, shkruan gazeta italiane il Giornale. Kritiku i artit Vittorio Sgarbi ka prezantuar për herë të parë Albën, vajzën sekrete që pati nga lidhja me një grua shqiptare.
‘’Alba, vajza ime nuk kishte si të ishte më e mirë, ajo është e aftë, elegante e serioze dhe do të martohet vetëm në kishë, mundësisht shumë shpejt. Mbi të gjitha është shqiptare, populli që unë preferoj. Gjithmonë i kam mbrojtur shqiptarët nga dashakeqësia e shtypit sepse edhe vetë kam një fëmijë shqiptarë’’, është shprehur Sgarbi.
Me një ironi të mprehtë Sgarbi ka paraqitur 17-vjeçaren Alba e cila tashmë mban mbiemrin e babit të saj. Alba ka lindur nga marrëdhënia me Kozetën, një këngëtare lirike shqiptare. ‘’Shikoni sa e mirë është vajza ime edhe pse unë nuk kam luajtur asnjë rol në edukimin e saj. Kurrë nuk kam dashur të kem familje apo fëmijë, por fati vendosi që të bëhesha prind’’, u shpreh Sgarbi. Sipas kritikut të artit vajza e tij është studente e përkushtuar në Universitetin e Tiranës.