Majlinda Bregu ka folur për mediat sapo ka mbaruar mbledhja e grupit të PD-së. Ajo tha se do të votojë pro reformës në drejtësi, ditën e enjte në parlament.
Bregu u pyet nga gazetarët edhe për rolin e ambasdorëve Lu dhe Vlahutin, ku cilësoi se ata po bëjnë shumë mirë punën e tyre.
“Unë besoj se çdo ambasador përfaqëson vendin nga vjen. Nuk besoj filmat me diversantë që po jepen në Shqipëri. Reforma është jetike për shqiptarët”, tha Bregu.
Më tej ajo tha se PD nuk është në koalicion me asnjë parti, duke lënë të kuptohet kështu se Basha nuk ka arsye të mbajë krahun e Metës.
Sakaq, mësohet se gjatë mbledhjes edhe Astrit Patozi, Igli Cara dhe Eduard Selami kanë mbajtur një qëndrim kundër lidershipit të PD-së, duke theksuar se PD ja duhet ta votojë reformën në drejtësi.