Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ti mbyllë miku i Erdoganit kolegjet turke në Shqipëri?

2016/07/19 at 6:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ti mbyllë miku i Erdoganit kolegjet turke në Shqipëri?

Turqia vjen me një kërkesë të përsëritur dhe të fortë për Shqipërinë: Mbylljen e kolegjeve turke. Ato janë shkollat më të kërkuara në vendin tonë që veprojnë prej disa vitesh në fushën e dijes. Në kolegjet turke mësojnë fëmijët e disa politikanëve shqiptarë, por jo vetëm, edhe fëmijë të biznesmenëve dhe njerëzve të tjerë me influencë në vend. Ato njihen si shkolla me pagesa të larta, por që nxënësit e mirë i stimulojnë me bursa.

Rreth një vit më parë, kur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën, ndër të tjera i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mbyllte kolegjet turke. Asgjë nuk ndodhi në fakt edhe pse kërkesa u bë nga një “mik” siç është shprehur disa herë Rama për Erdoganin dhe anasjelltas.

Tani, kur Turqia pësoi një tentativë për grusht shteti dhe për këtë fajëson armikun më të madh të Erdogan, Fethullah Gulen, kërkesa vjen e përsëritur nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë. Në një intervistë që ka dhënë për News 24, ambasadori Hidayet Bayraktar u shpreh se: “për çështjen e shkollave në varësi të organizatës terroriste Gylen në Shqipëri po vazhdojnë bisedimet midis institucioneve më të larta të të dy
vendeve”, duke shtuar se “ndjeshmërinë tonë (turke) ndaj organizatës terroriste Gylen do të vazhdojmë t’ua përcjellim bashkëbiseduesve të çdo niveli në vendet mike, përfshirë Shqipërinë”.

Por kush janë shkollat në fjalë që financohen nga kleriku Gylen:

Medresetë e ndryshme në Kavajë, Elbasan, Tiranë, Korçë dhe Berat, që janë të ngjashme me shkollat “imam­hatip” në Turqi.

Përveç medreseve, janë fondacioni i edukimit “Gylistan” dhe fondacioni i Edukimit “Sema”, si edhe kolegjet “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” të shtrira në Tiranë, Durrës e Shkodër.

Sa i përket shkollës “Memorial International School of Tirana” (MIST), ajo është shkolla më e shtrenjtë e vendit dhe i dedikohet një klase më të lartë të shoqërisë, madje mësojnë kryesisht fëmijët e diplomatëve.

Po kështu janë dhe dy universitete: “Epoka” dhe “Bedër”.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Para
Zbulohet propozimi i ri, PD heq dorë nga vendet e rezervuara në Drejtësi

PD mbledhje grupi, diskutohet qëndrimi për Reformën në 21 Korrik

Foto/ Nuk do ta besoni me çfarë udhëton ky sheik miliarder

Foto/ Nuk do ta besoni me çfarë udhëton ky sheik miliarder

Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, mungon opozita

Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, mungon opozita

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com