Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punësimi, ku jemi sot?

2016/07/19 at 2:27 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Punësimi, ku jemi sot?

Nga Jorida TABAKU


Gjatë kohës që mazhoranca aktuale ishte pjesërisht në opozitë, provokoi shifrën e 1 milion të papunëve të cilët sapo të vinte në pushtet do t’i jepte mundësi të punësoheshin. Kanë kaluar 3 vjet dhe opozita e djeshme nuk ka mundur të rrisë punësimin megjithëse është duke shpikur mënyra të tjera për ta rritur atë fiktivisht me numrat në letër, siç fundja bëri dhe me 1 milion të papunët.

Disa ditë më parë, dolën shifrat edhe të dhënat e INSTAT për numrin e të punësuarve dhe të papunëve në rang vendi. Anketa e forcave të punës që përdoret që nga viti 2007, tregon se numri i të punësuarve është rritur me 59.000 në krahasim me vitin 2015. Sipas INSTAT, vërehet se numrin më të lartë të punësuarve e ka sektori bujqësisë, industria përpunuese, ndërtimi dhe tregtia. Në raport me vitin 2014, duket se bujqësia, industria përpunuese dhe tregtia kanë rritjen më të madhe.

Shifrat janë disi të çuditshme duke parë raportin mes rritjes ekonomike që këto sektorë kanë pasur si për vitin 2014 ashtu edhe për vitin 2015. Sipas të dhënave të po vetë INSTAT, rritja ekonomike për bujqësinë për vitin 2014 ka qenë 2% ndërkohë që për vitin 2015 rritja ekonomike ka qenë -0.87% kurse për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 sektori i Bujqësisë rezulton me ulje – 0.27%.

Gjithashtu industria përpunuese ka thuajse dy vjet që ka ulur volumin e punës si pasojë e rënies së çmimeve të mineraleve dhe naftës, mjafton të kujtojmë që Bankers (që nuk i kish shitur aksionet ende në tremujorin e parë 2016) ka ulur në maksimum prodhimin e naftës. Armo gjithashtu ka shpallur falimentin dhe punëtorët e saj nuk paguhen, minierat e kromit në Bulqizë nuk është se po eksportojnë si dikur. Të dhënat e INSTAT për vitin 2016 paraqesin zërin e “Industrisë, energjisë dhe ujit” me rënie -2.02%.

Tregtia duket gjithashtu duket se ka pasur rritje të madhe sipas të dhënave të punësimit, që gjithashtu e habitshme kur rritja ekonomike e viti 2014 ka qenë 2.96% ndërsa ajo e vitit 2015 1.68%. praktikisht këto shifra vështirë është të shpjegojnë shifrën e punësimit prej 57.000 të punësuarve më shumë në tremujorin e I-rë 2016 në krahasim me 2014. Një shifër që bëhet akoma më e vështirë kur të dhënat sa i takon rritjes ekonomike në fushën e “Ndërtimit” kanë pësuar një rënie me 4.87% në tremujorin e parë të vitit 2016.

Atëherë si mund të shpjegohet shifra prej 57.000 të punësuarve në këto sektorë që nuk kanë pësuar rritje ekonomike?

Një mundësi mund të jetë që shumica e të punësuarve të jetë produkt i formalizimit, por a nuk do të shpjegohej ky formalizim (në raport me tregtinë) si një rritje ekonomike sa i takon tregtisë gjithashtu? Kush kupton pak nga ekonomia e di se këto shifra janë në rastin më të mirë të manipuluara, e në rastin më të keq në kah të kundërt të kësaj që reklamon qeveria.

E realiteti tregon ndryshe! Në fakt punësimi ka rënë!

Të pretendosh se punësimi është rritur në këtë mandat kur shifrat e ekonomisë tregojnë për rrënimin e saj aq sa vendi është në prag recesioni, me një rritje ekonomike poshtë 2% që mbahet në këmbë vetëm nga investimi i TAP. Ku punësimi është nga investimi i TAP. Ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar kësaj përgjegjësie, të shpikësh slogane dhe shifra dhe rilindja është kampione e shpikjes së shifrave dhe mbi të gjitha e sloganeve.

Të gjitha dështimet e saj, kjo mazhorancë dhe kjo qeveri i ka mbuluar me slogane dhe shifra të shpikura, të llojit “Punë ka por mungojnë profesionistët”. Megjithëse ne të gjithë e dimë që e vërteta është se bizneset po taksohen më shumë, vendet e punës po mbyllen dhe profesionistët po përpiqen me të gjitha mënyrat të largohen nga vendi.

 



Ju sugjerojmë

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

24 Qershor, 2025 9:15 pm
CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
Bota

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

24 Qershor, 2025 7:06 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

24 Qershor, 2025 6:57 pm
Para
Grabitet me pistoletë lodër pika e lojërave të fatit te “21 dhjetori”

Grabitet me pistoletë lodër pika e lojërave të fatit te “21 dhjetori”

Mos bëni asgjë sot… Ja pse

Mos bëni asgjë sot... Ja pse

Befason Meta: Gati të jap dorëheqjen, qeveri teknike deri në zgjedhje

Audio/ Meta: Seanca s'do përmbyllet pa miratimin e Kushtetutës së re

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor, 2025

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me...

Lexo më shumë

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
24 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që...

Lexo më shumë

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
24 Qershor, 2025

Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor...

Lexo më shumë

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
24 Qershor, 2025

Në një videomesazh drejtuar izraelitëve, kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një "fitore historike". Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com