Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Quo Vadis Turqi pas grushtit të shtetit?

2016/07/18 at 9:59 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Quo Vadis Turqi pas grushtit të shtetit?

Nga Seda Serdar


Mijëra vetë dolën në rrugët e Turqisë të shtunën në mbrëmje pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti vetëm një ditë më parë. Njerëzit, të cilëve Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan u pati bërë thirrje të premten që t’i thonë ndal ushtrisë, dolën të thirrur sërish në rrugë. Ky ishte më tepër një demonstrim force, se demonstrim solidariteti.

Presidenti Erdogan, i cili deklaron me krenari se është në gjendje të nxjerrë mijëra vetë në rrugë, po të dojë ta bëjë këtë, tregoi se qe në gjendje ta bënte vërtet këtë. Po a është kjo realisht një shenjë uniteti? Polarizimi i thellë brenda shoqërisë, i cili është thelluar me kalimin e viteve nuk do të zhduket brenda natës. Megjithëkëtë, thirrja për unitet dhe aftësia e të gjitha partive politike për të vepruar në unitet pas 15 korrikut të jep një shenjë shprese.

Valë të reja arresti

Është e qartë njëkohësisht se ditët në vazhdim do të jenë me rëndësi të madhe. Pas dështimit të revoltës, po arrestohet jo vetëm personel ushtarak, por lirohen nga detyra më shumë se 2700 gjykatës dhe prokurorë. Për të gjithë këta thonë se janë të afërt me Lëvizjen Gylen, të cilën partia në pushtet AKP e konsideron organizatë terroriste.
Erdogani ka kohë që po i ndjek mbështetësit e Gylenit, por tani, pas dështimit të grushtit të shtetit, ai do të ketë mundësinë ta bëjë këtë më hapur, ne emër të demokracisë.

E gjitha kjo është shumë ironike. Sipas qeverisë turke, një ish-aleat i qeverisë së AKP-së, i cili dha ndihmën e tij për ta dobësuar ushtrinë jofetare, tani është përpjekur me një grusht shteti që ta rrëzojë qeverinë. Ajo që është edhe më interesante, është që qeveria turke, megjithë mangësitë e njohura të saj, po përpiqet të dalë nga e gjitha kjo si mbrojtësja më e madhe e demokracisë. Kjo mund të mos e mashtrojë komunitetin ndërkombëtar, por pa asnjë dyshim kjo do të jetë një kartë e fortë në dorën e Erdoganit për politikën e brendshme. Është shqetësuese, që në valët e ardhshme të arrestimeve mund të jenë jo vetëm mbështetësit e Gylenit, por edhe njerëz kritikë ndaj AKP-së.

Ekstradimi i Gulenit

Dy çështje të vijnë në mendje tani: A do ta sjellë dot Turqia me detyrim në vend Fethullah Gulenin? E qartë është se Turqia do të insistojë për ekstradimin e Gylenit. Megjithëse reagimi i parë i qeverisë së SHBA tregoi se nuk ka gjasa që ky ekstradim të bëhet, Erdogani nuk do të heqë dorë lehtë. Në të njëjtën kohë, pohimi i ministrit të Punës dhe të sigurisë sociale të Turqisë, Suleyman Soylu se SHBA qëndron pas përpjekjes për grusht shteti nuk i afron aleatët. Ditët në vazhdim do të përjetojnë më shumë tensione midis dy vendeve.

Së dyti, a do ta sjellë përpjekja e dështuar për grusht shteti Erdoganin një hap më pranë sistemit të tij të dëshiruar presidencial? Megjithëse kryeministri Binali Yildirim tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pak ditë para revoltës së 15 korrikut, a do të diskutohet kjo sërish? Ky do të ishte një skenar i tmerrshëm për popullatën e lodhur nga zgjedhjet dhe për opozitën e dobët.

Turqia ka kaluar disa ditë shumë të errëta në vitet e fundit. Përpjekja e dështuar për grusht shteti i shtoi problemet, me të cilat po ndeshet shteti. Megjithëse grushti i shtetit nuk pati sukses, dëmi që ka shkaktuar ai akoma nuk ka marrë fund. /VOA



Ju sugjerojmë

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

19 Maj, 2025 10:24 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babain pas një konflikti

19 Maj, 2025 10:10 am
Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali
Bota

Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali

19 Maj, 2025 10:08 am
Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!
Aktualitet

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!

19 Maj, 2025 9:57 am
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

19 Maj, 2025 9:55 am
Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Rajoni

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

19 Maj, 2025 9:38 am
Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
Bota

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

19 Maj, 2025 9:30 am
Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Para
Dafina Zeqiri nuk ka turp zhvishet në koncert

Dafina Zeqiri nuk ka turp zhvishet në koncert

Sarkozy: Evropa ka nevojë për një traktat të ri

Sumet në Francë, Sarkozy: Qeveria ka dështuar me sigurinë

Diplomatët e BE shkojnë tek Rama dhe Meta

Diplomatët e BE shkojnë tek Rama dhe Meta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
19 Maj, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”....

Lexo më shumë

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babain pas një konflikti

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
19 Maj, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi plagosi me armë babain e tij. Sipas uniformave blu bëhet...

Lexo më shumë

Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali

Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali
19 Maj, 2025

Karabinierët e Livornos, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste me burg në provincat...

Lexo më shumë

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!
19 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, që flet për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com