Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ejvallah Erdogan, Thanks Trump, mirsevjen Doktor

2016/07/18 at 9:13 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sala Saliu

Nga Edison Ypi


Rrugë e asfaltuar. Disa minimarkete, ndonjëherë edhe supermarket. Disa magazina me materiale ndërtimi, instrumenta, vegla, kollajllëqe me të ikë menia. Jo rrallë pikë furnizimi me karburant. Dy a tre restorante, kryesisht për dasma ose mysafirë. Makineri bujqësore super moderne që lehtësojnë ose zëvendësojnë punën e krahut. Fusha të mbjella, orgazma të syrit. Zilka dhe këmborë bagëtish, më rrënqethëse se të Naim Frashërit  Depo prodhimesh bujqësore dhe blegtorale. Pothuaj të gjitha shtëpitë e reja. Vila me kangjella të stilizuara, edhe me basene të kaltra. Mbi portat, statuja prej allçini, shkaba, Dea, kuaj fluturues, dhe të tjera që u shpërthejnë nga truri i ndezur nëpër ëndërra. Shumë makina, Benza, Toyota, Mitsubisha. Panumurim motoçikleta. Nga 10 në 100 vjeç të gjithë nëpër punëra. Televizorët gjithë kohën nëpër telenovela ku puna ende nuk është shpikur, paret bien nga qielli si gjethet, mjafton t’i mbledhësh si fshesari, të gjithë dashurohen me të gjithë, edhe me kushurinjtë e kushurirat, burrat kanë nga 10 gra, gratë nga 20 dashnorë. Pasdite, me kafe dhe pije përpara, të gjithë në kafene. Vetëm meshkujt. Në kafene nuk ka kurrë femër, kurrën e kurrës. Beqare jo që jo, por as grua të martuar, madje as gjyshe. Zoti e di ku i kanë, ku i mbajnë, ku i ruajnë, femrat. Nëna dhe baballarë aspak të sëmurë, por të lodhur, të sfilitur, lëvizin larteposht me punëra nga më të ndryshmet, mbjellje, korrje, vaditje, prashitje, kullotje. Nënat dhe baballarët që zhdëpin njëritjetrin me rrena duke i thënë se çupa po studion në Tiranë në universitet ku i paguajnë një apartamet të vogël etj. etj. E dinë fare mirë se çupa pasi ka vajtur në Tiranë, ca kohë ka bërë selfie për në Fejsbuk. Pastaj, pas disa nazeve, hyn e del nëpër hotele e motele. E vërteta e lemeritshme i llaftaris. Dhe, nëna, baballarë, kushurinj, kushurira, farefis, ku janë e ku s’janë, o burra ta mbarojmë së ndërtuari xhaminë më katër minare me nga tre kazana prej ku në aksham të këndojë Myzeini. Të shpëtojmë nga ky hukubet të paktën gocat e vogla duke i bindur të mbulohen sa më shpejt. Të tillë janë, shkurtimisht, jo më pak se tetë në dhjetë fshatra shqiptarë. Kush nuk e beson është një dembel që nuk e lëviz bythën vendit, një sedentar që nuk udhëton.
Tjetra anë e së njëjtës kartë bixhozi;
Pafund kafenera plot me të rinj, djem dhe vajza që bëjnë muhabete të çartuna për pasurim të shpejtë, për dallavere korruptive, për shumë Euro, udhëtime aventuroze me perrira me shalë dy metroshe 55 kilogram, 180 centimetra të larta, pushime në hotele të shtrenjta, makina të fuqishme, skafe, jahte, telenovela, telefilma, spektakle televizive me femra me lëkurë të stukuar që të mos duken prej mishi por prej mermeri, dhëmbë allçini, cica të mëdhaja, sy të shqyer, bythë të rrumbullakëta. Këta të kafeneve janë, luaj vendit, edhe afër të tridhjetave. Por pavarsisht se Kadare e ka shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” dhe Ainshtaini e ka formuluar “Teorinë e Relativitetit” dhe kishte marrë dhe çmimin Nobel në Fizikë, të dy kur ishin nga 25, prindërit e kësaj rrace hajvanësh, në pamundësi për tua ndalur rrebelimin e dhunshëm idiotesk, të çudisin deri në tmerr kur të thonë; Duhet pritur, janë ende të rinj. Këta biçim prindërish që nuk interesohen fort për kisha e xhamia, në përpjekje për të mbushur boshin e edukatës së munguar, janë lëshuar tërësisht plotësimit të të gjitha tekave të pjellave të tyre zevzeke sipas filozofisë së pavdekëshme shqiptareske “të dali ku të dali”. E ardhmja, profesioni, kurrkund, as në horizont. Ky është, shkurt, qyteti i sotëm shqiptar. Kush nuk e beson është qorr, ose bastard.
Sipas një ideologjie hyperliberale të importuar kaheri me zell të madh nga media e shitur, dhe e përhapur edhe me më tepër vrull nga medemek shoqëria civile e eurove të shumta për zero punë, mënyra e vetme e sigurtë që jeta e shqiptarit të vejë fjollë është kjo;
Celular, selfie, zmadhim i cicave, tymosje hashishi, statuse të rrejshme në Fejsbuk për ta rrafshuar identitetin, ndonjë kafe, po teproi ndonjë lek ja dhe ndonjë birrë a pije energjike nga ato që ti zmadhojnë sytë dhe ta çakërrdisin mendjen.
Denatyrimi monstruoz po shkakton zbrazjen me shpejtësi të fshatrave drejt qyteteve, dhe të krejt Shqipërisë drejt Perëndimit. Kësaj hemorragjie vdekjeprurëse i friksohen ata që shohin me simpati Erdoganin Trumpin, Doktorin, të cilët, sipas tyre dhe sipas meje që jam njëri prej tyre, janë të vetmit që mund të bëjnë diçka për evitimin e kësaj humnere liberale.



Ju sugjerojmë

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Para
Çmimi i energjisë elektrike është ulur? Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Gjithë llogaritë/ Ja çfarë pritet të ndodhë me qeverinë Rama

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
18 Maj, 2025

Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve...

Lexo më shumë

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
18 Maj, 2025

“E Diela Ndryshe” e përfundoi me sukses misionin e parë javën e kaluar dhe ai i radhës e dërgon në Eminas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com