Marina Fara, vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, ka nisur pushimet në qytetin e Sarandës. Nga fotot që ajo ka postuar duket se po kalon vërtet pushime të bukura, ndërsa gjendet në shoqërinë e një reperi, pjesë e grupit të Noizyt, OTR. Ajo është parë pikërisht në shoqërinë e Varrosit, këngëtarit 28 vjeçar.
Ai ndodhej në Sarandë bashkë me Noizyn, për të performuar para pak ditësh në një nga lokalet bregdetare të qytetit. Por, ndërkohë që Noizy është larguar për në destinacionin e radhës, miku i tij Varrosi ka gjetur një arsye të fortë për të vazhduar pushimet në Sarandë. Arsyeja ishte pikërisht Marina, e cila pozon natyrshëm, pa pasur nevojën për të fshehur diçka në marrëdhënien e tyre.
Edhe pse në këto raste fotot flasin vetë, kanë qenë miqtë e tyre ata që kanë rrëfyer se në fakt bëhet fjalë për një flirt vere, që nuk është çudi të shndërrohet në histori të bukur. Ndërkohë që Marinën, juriste me profesion, e njohim mjaftueshëm për stilin e jetës që bën shpesh në shoqërinë e nënës së saj, për Varrosin dihen më pak gjëra nga jeta e tij. Varrosi është një këngëtar i muzikës hiphop dhe pjesëtar i grupit OTR Emri i tij i vërtetë është Denis Hajri.
Ai ka lindur në Burrel të Matit, por tani jeton në Londër, ndërkohë që mbahet si një djalë simpatik nga vajzat. Ky është reperi i dytë për të cilin përflitet Marina, nëse kujtojmë flirtin e saj me Arkimed Lushajn (Stresi)./ Panorama