Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama përgjigje Bashës: I dashur Lulëzim thirri mendjes, çlirohu nga frika

2016/07/17 at 11:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama përgjigje Bashës: I dashur Lulëzim thirri mendjes, çlirohu nga frika

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur po përmes Facebook­ut, me një status mesditën e së dielës liderit të opozitës Basha, lidhur me reformën në drejtësi. Shefi i qeverisë ka shkëputur edhe një pjesë të përgjigjes së Bashës, ku thuhet se propozimi i PD-­së është i bazuar 100 % tek rekomandimet e Venecias. Por Rama i thotë të mos bëjë shurdhin kryeneç “ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët”.

STATUSI I RAMËS:

“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshem që sot.”

……..

Zoti kryetar i PD, e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre. Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!

Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?! Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!

I dashur Lulëzim, thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri! Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje.

Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën. Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd.

Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian. Koha vrapon sfida është historike! Edi Rama

Ju sugjerojmë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
E fundit/ Përplasen 3 makina, aksident i rëndë në Tepelenë-Gjirokastër

E fundit/ Përplasen 3 makina, aksident i rëndë në Tepelenë-Gjirokastër

“Asnjo”/Meti dhe Anjeza Branka publikojnë videoklipin e tyre të parë

"Asnjo"/Meti dhe Anjeza Branka publikojnë videoklipin e tyre të parë

Gjyqtarja mori 50 mijë euro, ja si u arratis pasi e lajmëruan për hetimet

Gjyqtarja mori 50 mijë euro, ja si u arratis pasi e lajmëruan për hetimet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
19 Shtator, 2025

Helikopteri i Donald Trump, Marine One, u detyrua të bënte një ulje emergjente me Presidentin dhe Melanian në bord. Një...

Lexo më shumë

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
19 Shtator, 2025

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit...

Lexo më shumë

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
19 Shtator, 2025

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com