Gjyqtarja e GJykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka lindur më 30 Korrik 1969 në Durrës.
Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Znj. Andrea, ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, më 1991.
Ka punuar si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nga viti 1992 deri më 2008. Gjatë kësaj periudhe Znj.Andrea ka marrë pjesë në një sërë trainimesh brenda vendit në fusha të ndryshme të së drejtës.
Me dekretin nr.5795, datë 8 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emerua anëtare e Gjykatës së Lartë.