Fluturimet e ushtrisë amerikanë nga baza ajrore Incirlik në jug të Turqisë janë ndaluar, njofton Pentagoni.
“Qeveria turke ka mbyllur hapësirën ajrore të saj për aeroplanët ushtarak dhe si rezultat i operacioneve ajrore në Bazën Ajrore Incirlik, fluturimet janë ndalur për një kohë”, ka thënë në një deklaratë për media, zëdhënësi Peter Cook, transmeton express.
Zyrtarët amerikanë janë duke punuar me palën turke që në këtë bazë ajrore të rifillojnë operacionet ajrore.
Kjo bazë ajrore përdoret nga SHBA’të për të zhvilluar fluturimet në fushatën kundër ISIS’it.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se puçistët që kanë tentuar ta marrin nën kontroll këtë bazë ajrore janë arrestuar.
Ai ka premtuar se fushata anti-terror do të vazhdojë në momentin që kryengritjet e puçistëve do të shuhen.