Në një deklaratë, Partia Demokratike shkruan se ajo mbështet institucionet e zgjedhura demokratike në Turqi.
“Partia Demokratike e Shqipërise ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. Ajo shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj”, thuhet në deklaratën e PD-së.