Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O Zot përse na vranë???

2016/07/15 at 4:28 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
O Zot përse na vranë???

Nga Ilir Hoxholli

Kjo pyetje më rëndoi që në pamjen e parë që hasa këtë foto në internet. Kjo pyetje më rëndon për të gjithë fëmijët në botë. Nuk jam teolog, por nga ato që kam lexuar është se në Ditën e Gjykimit viktima shoqëron vrasësin para Zotit dhe thotë: “O Zot pyete përse më ka vrarë?”

Pyete, sepse i vrari nuk e di përse vritet, ky fëmijë nuk e di pse një i çmendur vendosi ta shtypë. Mbase ajo kukull nuk e pati nënën e saj aty pranë, për ta shpëtuar si në rastin tragjik në Tiranë. Mbase u shtyp bashkë me prindërit, mbase ajo është shtangur e habitur, se përse “xhaxhi” kërkon ta shtypë. Ajo nuk e di se shumë bashkëmoshatarë të saj, vriten përditë në vendet e konfliktit. As ata nuk e dinë se përse vriten. Edhe ata do të shoqërojnë vrasësit e tyre para Zotit, për t’i pyetur: “Përse na vratë?”

Asaj dite nuk do t’i shmanget as ai që dha urdhër, as ai që shtyp një buton, as një çmendur, një i droguar që futet mes turmës dhe shtyp këdo. “Përse po na vrisni?”, janë klithmat e fëmijëve që kjo botë po i vret, nuk ia kursen dhe llojet e vdekjes, me bomba, me armë zjarri, me armë kimike, tani me kamion.

A mos kemi ardhur në një kohë të lajmëruar më parë, ku i vrari nuk e di pse vrasësi e ka vrarë? Ajo kukull nuk do të luajë më, ashtu e shtrirë i mungon shpirti që e lëvizte, e puthte. Nuk më shqitet nga kujtesa as foto e një vajze në vendet e konfliktit, ku siç bëjnë nënat në pamjet e rënda u mbyllin sytë fëmijëve, kjo vajzë i mbyll sytë kukullës, një Zot e di se çfarë ka parë ajo vajzë?

Mos u arsyetoni me hakmarrjen, se nuk ka hakmarrje mbi të pafajshmit, mbi fëmijët, a nuk është e shkruar që, gjithsecili bart mëkatin e vet? Por, epshi, urrejtja, interesat, lakmia, ju ka errësuar sytë, ju ka bërë të shpikni një zot, që ju shpërblen në hakmarrjen tuaj, duket sikur ju lexoni jo të njëjtët libra hyjnorë, sepse libri që lexojnë një miliardë e gjysëm myslimanë thotë: “Kush ka vrarë një person padrejtësisht ka dënim sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin, e kush shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin…” Ajo kukull nuk është më, do të mbetet një kujtim i shtrirë si bashkëmoshatarët e saj, që vazhdojnë të pyesin: “Përse na vranë o Zot???”

Ju sugjerojmë

A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë
Aktualitet

A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë

19 Maj, 2025 10:36 am
Fitoi zgjedhjet/Ali Ahmeti-Ramës: Vijo rrugën drejt pajtimit, në hasmëri shekullore…
Kryesore

Fitoi zgjedhjet/Ali Ahmeti-Ramës: Vijo rrugën drejt pajtimit, në hasmëri shekullore…

19 Maj, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

19 Maj, 2025 10:24 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babain pas një konflikti

19 Maj, 2025 10:10 am
Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali
Bota

Grabitje si në filma/Morën 3 mln euro e dogjën autoblindat,11 të arrestuar në Itali

19 Maj, 2025 10:08 am
Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!
Aktualitet

Rama ndan artikullin e “Islands” për Gjirokastrën: Destinacioni i një udhëtimi unik!

19 Maj, 2025 9:57 am
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

19 Maj, 2025 9:55 am
Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Rajoni

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

19 Maj, 2025 9:38 am
Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
Bota

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

19 Maj, 2025 9:30 am
Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
Para
Reforma/ Një ditë pas letrës për deputetët, Lu takim me Xhafën

Ambasadori Lu sfidon Ramën dhe Bashën: Takohuni të hënën për kompromisin

Video/ Ja si është moti në jug, makinat mbesin në majë të Llogarasë

Video/ Ja si është moti në jug, makinat mbesin në majë të Llogarasë

Alarm për pako me lëndë eksplozive, evakuohet aeroporti i Nisës

Alarm për pako me lëndë eksplozive, evakuohet aeroporti i Nisës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë

A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë
19 Maj, 2025

I pyetur nga gazetarët nëse kreu i PD do të çelë seancën plenare në Kuvend, si deputeti më i vjetër,...

Lexo më shumë

Fitoi zgjedhjet/Ali Ahmeti-Ramës: Vijo rrugën drejt pajtimit, në hasmëri shekullore…

Fitoi zgjedhjet/Ali Ahmeti-Ramës: Vijo rrugën drejt pajtimit, në hasmëri shekullore…
19 Maj, 2025

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit....

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
19 Maj, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”....

Lexo më shumë

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babain pas një konflikti

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
19 Maj, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi plagosi me armë babain e tij. Sipas uniformave blu bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com