Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/Masakra, flet shqiptarja e videos:Shoferi bërtiste Allahu Ekber

2016/07/15 at 3:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekskluzive/Masakra, flet shqiptarja e videos:Shoferi bërtiste Allahu Ekber

Intervistoi Dritan Laci

Tronditja në zërin e saj është e thellë. Gati asfiksuese. Aq sa emocionet e mbysin herëpashere telefonatën me Nicën e largët. Aty ku shqiptarja Alma Rama por edhe shumë të tjerë që kishin dalë të shikonin fishekzjarret e Ditës Kombëtare të Francës, përjetuan një nga masakrat më të përbindshme njerëzore. Atë që sdo ta priste askush: një kamion frigoriferik që ecën për gati 2 km përgjatë lungomares dhe vret me vetëdije 87 njerëz ndërsa shumë të tjerë janë ende në luftë me vdekjen. Atë moment që Alma do ta sillte nëpërmjet një video tronditëse, që shpejt u bë virale në rrjetet sociale. Ku vajza vetëm pak sekonda pas konsumimit të tragjedisë, kërkonte me dëshpërim motrat dhe nënën e saj. Por që sidoqoftë nuk e ka penguar të rifillojë sot jetën aty ku e la. Të hapë dyqanin ku punon si edhe të flasë ekskluzivisht për Opinion.al për atë çka ngjau mbrëmë në lungomaren e Nicës….

Alma përshendetje. Ky është një moment tejet tronditës për ty dhe për të gjitha ata që u gjendën protagonistë të një masakre të tillë. Fillimisht si u gjendët në vendngjarje?

Ishim duke parë festën e fishezjarreve që i paraprin Festës Kombëtare. 10 minuta para se të mbaronte mua mu bllokua telefoni. Mu duk diçka e çuditshme. Motra ndërkohë po xhironte dhe ne po i drejtoheshim qendrës, kjo pasi unë jetoj afer detit. Dua të saktësoj që motra e vogël dhe mami kanë ardhur me pushime, ndërsa unë dhe motra ime e madhe jetojmë në Nicë. Në momentin që po i drejtoheshim qendrës, po i thoja motrës të hamë dicka. Dhe u drejtuam te kazinoja e famshme. Ku kishte edhe një koncert. Nuk ishte ndonjë muzike e bukur. Dhe i thamë mamit që të kalonim në anën tjetër. Në këtë moment motra ime e pa kamionin dhe e xhiroi sepse ju duk e çuditshme. E xhiroi kamionin sepse ndërkohë po xhironte koncertin. Në këtë moment kuptuam  që diçka nuk po shkonte….

Dhe çfarë ndodhi më tej….

Dëgjuam thirrjet Allahu Ekber Allahu Ekber. Mami ndërkohë pa njerëzit e shtrirë në tokë. Ishte një masakër e vërtetë. Kamioni na erdhi nga krahu tjetër i lungomares pasi ndryshe edhe ne mund ta kishim pësuar. Menjëherë kemi vrapuar dhe aty kemi humbur njëra-tjetrën. U futëm në kazino me mendimin për t’u fshehur në parking. Pastaj policia na hapi portën e madhe të hekurit, ku kemi shkuar në shtëpi.

Nuk e di. Ai moment kur nuk pashë motrën me vete ka qenë i frikshëm. Deri në momentin kur u bëmë të katërta bashkë në shtëpi nuk u besoja syve.

Po ju them që kam ecur gjithë kohës me mendimin që po eci kot, po vdes. Kur ishim të katërta nuk më besohej.. Pastaj filluam të mernim shoqërinë, njëri-tjetrin ku ishin.

Më pas më mori në telefon pronari. Ai kishte xhiruar gjithçka nga ballkoni i tij.

Alma ju e njihni zonën. Më thatë që kini vite që jetoni dhe punoni në Nicë. Si është e mundur që një kamion i tillë të futet deri në brendësi të lungomares dhe të ecë gjatë pa u pikasur nga forcat e policisë….?

Nuk arrij ta kuptoj se si mundet një kamion i tillë të futet në lungomare. Sepse deri në vendin ku ka ndodhur masakra ka ecur 2 kilometra. Unë në fillim kam kujtuar se ishin të pirë. Kurse policia po e ndiqte… Ishte e çuditshme, ndërkohë që në Promenade nuk lejohen të lëvizin makina dhe jo më të ecin kaq gjatë

Si është dita sot në lungomaren e Nicës?

Sot të gjitha shërbimet që janë në vijën e parë të lungomares apo Promenades jane te gjitha te mbyllura. Janë të hapur vetë supermarketet në krahun tjetër të Lungomares…Ndërkohë që ka akoma trupa përgjatë lungomares të cilët janë mbajtur aty mesaduket për ekzaminim nga policia.

Në video momenti kur shtetasja shqiptare Alma Rama kërkon motrën dhe mamanë midis turmës 

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Para
Foto/ E njohu në funeralin e të birit, 71 vjeçarja martohet me 18 vjecarin

Foto/ E njohu në funeralin e të birit, 71 vjeçarja martohet me 18 vjecarin

Foto/ Duffye i rikthehet përsëri këtij modeli flokësh

Foto/ Duffye i rikthehet përsëri këtij modeli flokësh

Foto/ Pse u gjakos Albërie Hadërgjonaj?!

Foto/ Pse u gjakos Albërie Hadërgjonaj?!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
18 Maj, 2025

Numërimi i votave të Greqisë për subjektet zgjedhore ka përfunduar në 12 qarqe. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve...

Lexo më shumë

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
18 Maj, 2025

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin,...

Lexo më shumë

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
18 Maj, 2025

Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi  në Gjyq” nga “E  Diela Shqiptare“ në...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
18 Maj, 2025

Demokrati Ivi Kaso, në një deklaratë për media, ka folur lidhur me votat e diasporës, duke treguar pakënaqësitë e forcës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com