Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi: Parlamenti s’është aq idiot sa ta lërë Presidentin n’dorën tënde

2016/07/14 at 5:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Pas deklaratës së fortë të Shpëtim Idrizit ndaj deputetit Ben Blushi, ka reaguar edhe ky i fundit, duke marrë fjalën për replikë.


Blushi dhe Idrizi janë përplasur lidhur me “autorësinë” e amendamentit për President nga Populli, dhe kreu i PDIU-së përdori një gjuhë të ashpër ndaj deputetit Blushi.

Në fjalën e tij Blushi tha se ai kurrë s’ka fyer askënd, as Idrizin, as PDIU-në dhe as Mesila Dodën. Ai gjithashtu iu përgjigj edhe akuzës së Idrizit, se i kishte ngulur thikën pas shpine partisë së tij.

“Ti the se unë i fus thikën pas shpine partisë sime. Unë kam një pyetje. Ti ku je? Në opozitë apo në qeveri. Unë ta them se ku jam. Unë jam në opozitë me çdo gjë që s’më pëlqen. Por ama nuk jam larguar formalisht nga PS. Dhe kurrë nuk do t’i bashkohesha PD-së.

Ti je votuar si opozitar. Ajo zonja është votuar si e PD-së dhe tani është në qeveri”, tha Blushi.

FJALA E BLUSHIT

Po bëj sforco që të mos merrem me ty personalisht. Unë kam fituar jetesën time në disa mënyra. Dhe njëra nga këto është të bëj libra. Dhe nuk kam kohë dhe pasion të merrem me ty.  Ti nuk mund të kesh privilegjin te jesh personazh i librave të mi.

Unë nuk kuptoj për çfarë po kruheni ju këtu. Nuk e kuptoj. Pse? Unë bashke me 9 apo 8 kolegë, kemi bërë një amendament që Kushtetuta të ndryshojë dhe Presidentin ta zgjedhë populli pa negocim. Ky është sistem që e kanë 90 përqind e vendeve në Europë që s’kanë monarki. PDIU-në sot se kam përmendur fare.

Nuk e kuptoj pse hyni ju këtu. Bëra replikë se gjuhën që përdor ti është vulgare. Unë s’kam bërë debat se si zgjidhet Presidenti, por kur del dikush që më thotë se kam vjedhur libra. Çfarë kam vjedhur unë. Është vulgare të hysh në debat të thuash që kam vjedh libra.

Po ti më the mua që i fut thikën partisë time. Ti ku je në opozitë apo në qeveri. Unë ta them, unë kam ardhur në këtë pushtet jam në opozitë me gjërat që s’më pëlqejnë. Ti je votuar si opozitar kjo zonja ishte me PD-në dhe tani është këtu.

Unë e di ku jam. Jam në opozitë me çdo gjë që s’më pëlqen. Jam në opozitë me trafikun e votave. Jam në opozitë me këta që trafikojnë vota. Me partitë që trafikojnë punë.

Këto janë parti që mua s’më pëlqejnë. Çfarë partie je ti, që ke hedhur rrjetën dhe po kap peshk?!

Kërko ndjesë për gjuhën. Çfarë të kam vjedhur unë ty, idenë se duam President nga populli?! Çfarë keni bërë ju? Keni propozuar një opinion që zgjedh Presidentin me tre raunde.
Ti mendon se ky parlament është aq idiot sa ta lëri presidentin në dorën tënde?! Ai s’është doganier. Tërhiq gjuhën përndryshe do merrem vetëm me ty. Unë s’kam fyer, as ty dhe as atë zonjën. Ke bërë deklaratë kundër meje. A ka parti që bën deklaratë kundër një deputeti?!

Shpëtim, raporti mes qimes dhe fshesës është i njohur sa gjithë bota. Qimja është pjesë e fshesës. Dy gjëra s’i kam bërë. PDIU-në s’e kam përmend kurrë si emër. Atë zonjën s’e kam përmendur me emër. Ajo ka bërë dy deklarata për mua në mënyrë vulgare.

Ka folur për gjyshin tim. Gjyshi im ka vdekur ka 13 vjet dhe s’lejoj njeri ta nxjerrë nga varri. Merruni me mua nëse s’doni t’jua kthej në estradë ty dhe këdo që ke aty mbrapa. Kam frikë se do më mbani mend për ca gjëra që s’do donit të mbaheshin mend.

IDRIZI: BLUSHI I NGULI THIKEN PAS SHPINE PARTISE SE TIJ

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka replikuar ditën e sotme me deputetin Ben Blushi, në lidhje me peticionin për President nga populli. Prej javësh, PDIU-ja është përplasur me deputetin Blushi lidhur me nismën.

“Kolegu im Blushi fatkeqësisht e ka filluar keq politikën e tij të re. Zoti Blushi ne nuk i kishim 28 votat që të bënim dhe të kërkonim amendim kushtetues. Ne i jemi drejtuar komisionit të reformës në drejtësi me opinionin tonë. Në radhë të parë për presidentin nga populli, ne kemi propozuar që pas dy votimeve të para që duhen 84 vota.

Pas dy raundeve ne kemi kërkuar ti drejtohemi popullit. Ju deklaruat që keni 10 firma dhe ja keni adresuar kujt. Zoti Blushi mos i mashtro shqiptarët me 10 vota nuk e çon dot kërrkund, të duhen minimalisht 28 vota. Zoti Muhedini ta tha në këtë seancë që nuk është tek firmat e atyre 10 që ju pretendoni. Mashtroni se keni 9 firma dhe jo 10.  E ke nisur mbrapsht, shumë keq. Na ke folur për mungesën e etikës, për një politikë ndryshe, e nise duke etiketuar një zonjën, nuk duhet ta bësh.

Do të mirëprisja të dilje të kishe projektin tënd, të dilje përpara shqiptarëve, jo duke i futur thikën pas shpine partisë tënde. Bëj partinë tënde politike, me PDIU do të shihemi në zgjidhje dhe atje do të shohim sa vlen”, u shpreh Idrizi./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
Bota

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

16 Korrik, 2025 9:14 am
BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Bota

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

16 Korrik, 2025 9:06 am
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
Aktualitet

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

16 Korrik, 2025 8:59 am
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

16 Korrik, 2025 8:51 am
Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri
Aktualitet

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

16 Korrik, 2025 8:41 am
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët

16 Korrik, 2025 8:33 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:27 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:15 am
Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
Para
Policia zbulon drogën me vlerë 100 mijë euro brenda tortës së shqiptarit

Policia zbulon drogën me vlerë 100 mijë euro brenda tortës së shqiptarit

Interi arrin marrëveshje për Joao Marion

Interi arrin marrëveshje për Joao Marion

Kancelarja Merkel ia ndryshoi jetën adoleshentes Reem

Kancelarja Merkel ia ndryshoi jetën adoleshentes Reem

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
16 Korrik, 2025

Përballë përshkallëzimit të konfliktit tregtar të shkaktuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Bashkimi Evropian po planifikon kundërmasa. Tarifa të...

Lexo më shumë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë
16 Korrik, 2025

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por...

Lexo më shumë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
16 Korrik, 2025

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të...

Lexo më shumë

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
16 Korrik, 2025

Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.  Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com