Ben Blushi duke folur në foltoren e Parlamentit tha se sot jemi më larg se kurrë reformës në drejtësi. “Nuk besoj se do të votohet javën e ardhshme”, tha ai.
“Për fat të keq reforma në drejtësi është shumë afër dështimit. Ka një mosbesim të madh ndaj kësaj kalse politike. Ka një përçmim nga ndërkombëtarët se sa aftësi ka kjo klasë politike për të bërë reformën”, vijoi Blushi.
“Kush është kostoja e kësaj drejtësie që kemi? Një grua dje në mes të Tiranës ecte me dy fëmijët, vjen një i ccmendur e përplas dhe gruaja humb jetën. Kishte qenë i dënuar dhe i liruar…
Para dy muajsh në autostradë një grua u aksidentua dhe humbën jetën dy fëmijë. Një mizori! Shteti vret qytetarët e vet, shpërfill drejtësinë.
“Këtu nuk ka drejtësi. Kavaja qeveriset sot nga një njeri, që nuk është kryetar bashkie, por qeveris nga shtëpia, se ka marrë arrest shtëpie. A mund të funksionojë kështu drejtësia. Edhe në Dibër po të shkojmë, Shukriu po kërkon kthimin në detyrë.
Një deputet këtu ka qenë, përdori armën për një punë të vetën personale. Po edhe Ballist Morina kishte një pistoletë pa leje, është në burg akoma. As europianin nuk pati mundësinë ta shihte, edhe pse ai pati kontribut që na çoi atje. Kjo është kosto e mungesës së drejtësisë. Pse nuk po ndodh reforma në drejtësi. Arsyeja e Lulit dhe Edit, dihet, se është një drejtësi e munguar për 25 vite. Mungesa e drejtësisë ka larguar investitorët e huaj, mungesa e drejtësisë largoi 1 mln shqiptarë nga vendi, mungesa e drejtësisë vrau dje një grua në rrugë”, tha Blushi.