Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, me akuzën e vrasjes, pasi ai është shkaktari i një aksidenti rrugor në Itali, ku gjetën vdekjen një nënë 37-vjeçare italiane dhe vajza e saj.
Sipas policisë 21 vjeçari shqiptar, edhe pse ka qenë i dehur ka vendosur të udhëtojnë duke përplasur për vdekje me makinë tij Seat Atea, mjetin Fiat Punto ku udhëtonte Annamaria Zippone,37 vjeç dhe vajza e saj Gaia Bottiçhio vetëm 10 vjeç. Gjithashtu të plagosur në spital janë dërguar dhe dy fëmijët e tjerë të gruas, me moshë 12 dhe 7 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur në të mërkurën në mbrëmje rreth orës e 22, përgjatë autostradës që lidh provinën e Lugana-s me Sirmione.
Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes 21 vjeçari ka përplasur në mënyrë ballore më forcë makinë ku udhëtonin gruaja dhe fëmijët.