Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës: Pallatet te Liqeni nuk do të ndërtohen, leja në gjyq

2016/07/14 at 10:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasardhës i Edi Ramës? Ja përgjigja politike e Erjon Veliajt

Bashkia e Tiranës zotohet se nuk do ta zbatojë vendimin e dhënë nga gjykata që lejon vazhdimin e punimeve për ngritjen e komplekseve tek Liqeni. Përmes një njoftimi, Bashkia thotë pallatet te Diga e Liqenit nuk do të ndërtohen dhe ka ngritur padi ndaj gjyqtarëve.


Njoftimi i Bashkisë

Gjykata Administrative e Apelit ka marrë një tjetër vendim abuziv, të padrejtë dhe të shëmtuar, duke konfirmuar shqetësimet e vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës se gjyqi për çështjen e ndërtimit të kompleksit me 5 pallate 17-katëshe nën Digën e Liqenit Artificial të Tiranës është një gjyq i montuar dhe i paracaktuar.

Edhe pse ky vendim lidhet me padinë e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe jo me lejen e bashkisë e cila gjykohet më vete, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për vendimin e marrë më 1 korrik dhe të shpallur me dy javë vonesë. Por, mbi të gjitha, për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, edhe pranë Prokurorit të Përgjithshëm, me fakte e argumenta, qoftë për konfliktin e hapur të interesit që dy gjyqtarë të trupës gjykuese kanë me çështjen në fjalë, qoftë për shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, nuk ka ende asnjë reflektim nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit.

Fatkeqësisht, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Enkelejda Metaliaj (Softa), Kastriot Selita dhe Alkelina Gazidede, e cila më 1 korrik mori në shqyrtim çështjen e pezullimit të punimeve për ndërtimin e pallateve 17-katëshe nën Digë, legjitimoi faktin se e ka humbur besimin e një trupe gjykuese të paanshme dhe është e paaftë të japë drejtësi, duke vijuar të qëndrojë kokëfortë në konflikt të plotë interesi me palën e paditur, kompaninë e ndërtimit “Gener 2”.

Prej kohësh, Bashkia e Tiranës e ka denoncuar konfliktin e hapur të interesit që, gjyqtarë të caktuar për të gjykuar çështjen në fjalë kanë me kompaninë Gener 2. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash ligjorë, të cilat argumentojnë katërcipërisht ekzistencën e një konflikti të pastër interesi, por edhe nevojën për të patur një trup gjykues të paanshëm, i cili duhet të japë drejtësi, përndryshe rrezikon të shkatërrojë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Gjatë kësaj kohe, Bashkia e Tiranës ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Arjan Qafa, për të cilët ekzistojnë fakte të qarta që, jo vetëm janë në konflikt interesi me kompaninë “Gener 2”, por janë edhe të pakualifikuar për ta gjykuar këtë çështje.

Është FAKT se në listën e 33 gjyqtarëve, të cilët në bazë të testimit të vitit 2013 përmbushnin kriteret për konkurim në Gjykatën Administrative të Apelit, gjyqtari Arjan Qafa është renditur me 80 pikë në vendin e 30 nga 33 në testimin seleksionues, por kjo nuk i pengoi anëtarët e KLD-së asokohe t’i jepnin 7 vota pro nga 10. Ndërsa, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa), edhe pse kishte marrë pikët më të ulëta në testim, arriti të sigurojë 9 nga 10 vota në KLD për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kështu, Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës Administrative të Apelit:

– Përjashtimin e dy gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Arjan Qafa nga gjykimi i çёshtjes, në bazë të nenit 72, pika 3 dhe pika 6 të K. Pr. Civile, me arsyetimin se për të dy këta gjyqtarë janë të vërtetuara rrethana konkrete e shumë serioze njëanshmërie.

– Nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj (Softa), për shkak të kryerjes prej tyre të shkeljeve shumë të rënda, akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Për të dy këta gjyqtarë, është vërtetuar më shumë se një herë konflikti i pastër i interesit me kompaninë “Gener 2”.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë:

– Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasve Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj (Softa), me detyrë Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për shkak të kryerjes prej tyre të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

E ndodhur përpara vendimit të marrë më 1 korrik nga kjo trupë e korruptuar gjyqtarësh, Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e Tiranës se ky vendim, ndryshe nga çfarë kanë thënë mediat pranë Partisë Demokratike, nuk lejon aspak nisjen e punimeve në gropën e shkatërrimit të Parkut të Liqenit. Paralelisht me këtë çështje, në padinë që IKMT-ja ka ngritur kundër Gener 2, në një proces tjetër gjyqësor për mosvlefshmërinë e lejes së ndërtimit, masa e bllokimit të punimeve mbetet në fuqi.

Bashkia e Tiranës do të vijojë betejën gjyqësore, ku tashmë vendimi i datës 1 korrik është ankimuar, si dhe do të denoncojë para opinionit publik gjithë këtë aferë të shëmtuar, se gjyqi për çështjen e kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe nën Digën e Liqenit, është i montuar sepse dy kushërinj dhe partnerë të kompanisë “Gener 2” nuk mund të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës shpreh bindjen se vendimi i 1 korrikut, i dhënë nga një trupë e blerë gjyqësore me miliona euro, vjen si një kambanë alarmi për nevojën e jashtëzakonshme dhe domosdoshmërinë jetike që ka vendi për miratimin sa më shpejt të Reformës në Drejtësi. Është kjo Reformë, e cila do të pastrojë një herë e mirë gjykatat nga njerëzit e korruptuar, që ua shesin çdo ditë shqiptarëve të zezën për të bardhë, në këmbim të qindra mijëra eurove me të cilat blejnë vila, makina e orë të shtrenjta.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se kompleksi me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit NUK do të ndërtohet, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.



Ju sugjerojmë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

21 Maj, 2025 6:57 pm
Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza
Bota

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

21 Maj, 2025 6:46 pm
Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

21 Maj, 2025 6:42 pm
Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
Aktualitet

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

21 Maj, 2025 6:22 pm
Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

21 Maj, 2025 5:42 pm
Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
Sport

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

21 Maj, 2025 5:35 pm
Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Bota

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

21 Maj, 2025 5:12 pm
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
Bota

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

21 Maj, 2025 4:59 pm
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

21 Maj, 2025 4:57 pm
Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
Aktualitet

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

21 Maj, 2025 4:32 pm
Para
Njihuni me gardianin “e nxehtë” që kërkon grua…

Njihuni me gardianin "e nxehtë" që kërkon grua...

Ja çfarë muzike dëgjon Getoar Selimi

Njihuni me vëllanë e Getit, ja hitet që ka krijuar ai

Nuland në “Rogner” me Bashën, fokus reforma në drejtësi 

Washington Post: Nëse s'votohet reforma, Shqipëria në zgjedhje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
21 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”....

Lexo më shumë

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza
21 Maj, 2025

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 4 milionë paund mbështetje të re humanitare për Gazën. Sipas mediave të huaja, Qeveria thotë...

Lexo më shumë

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
21 Maj, 2025

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të mërkurën në Gaza ka shkuar në 82. Sipas asaj që raportojnë mediat e...

Lexo më shumë

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
21 Maj, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com