Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po bëhet PD mburojë për LSI?

2016/07/13 at 6:49 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
A po bëhet PD mburojë për LSI?

Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Nëse ka diçka të sinqertë në artikulimet politike të PD, është padyshim fakti që as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk e duan reformën në drejtësi! Kjo nuk ka nevojë për një analizë më të gjerë. Asnjë politikan shqiptar, dhe asnjë protagonist zullumesh 20 vjeçare nuk do t’i ofrohej me dorën e tij një hetimi ku peshën më të madhe e zënë ndërkombëtarët dhe ku ata janë thuajse pjesë ekzekutuese e drejtësisë. Përtej replikave dhe betimeve mbi sovranitetin e vendit dhe ruajtjen e tij, klasa politike shqiptare është e shqetësuar nga precedenti i Kosovës apo Rumanisë, precedent që në Shqipëri, në kushtet dhe në ngjarjet tona mund të provokonte shumë më tepër ndëshkime.


Por nëse e gjithë klasa politike nuk është e predispozuar për të kaluar reformën sipas modelit që propozojnë ndërkombëtarët, duket se koston më të madhe po e merr PD. Për një gabim taktik që në nisje, PD po shkon nga propozimi në propozim, ndërkohë që mund të kishte mbajtur një qëndrim koherent, duke sqaruar që në fillim se ajo ishte vetëm për një reformë ku ishte edhe vetë pjesë dhe ku ndërkombëtarët kanë thjeshtë rol konsultativ. Ndërkohë, nuk ka asnjë sekret, të thuhet se forca më kundërshtuese ndaj reformës është LSI. Ajo që bën përshtypje është se LSI po fshihet pas qëndrimeve të PD. Duke besuar se PD nuk do e kalojë këtë reformë, LSI po deklarohet në favor, madje në çdo dalje publike po flet pro reformës, pa bërë asnjë koment mbi tekstin. Edhe pse ka vërejtjet kryesore ndaj saj. Ajo po artikulon thjeshtë nevojën e konsensusit të gjerë, që është i drejtë, por që sërish e kalon topin në fushën e PD. Pra sipas LSI, nëse PD e kalon reformën edhe ajo është gati ta bëjë këtë gjë.

PD duhet të sqarojë që ky qëndrim i saj është thjeshtë parimor dhe nuk ka lidhje me LSI. Eshtë e padrejtë që PD të përballet me ndërkombëtarët, pra të mbajë mbi shpinë edhe zemërimin e tyre kur do ketë më shumë nevojë se çdo forcë tjetër për një aleancë me ta. Në zgjedhjet lokale ishin pikërisht ndërkombëtarët që qëndruan fort ndaj presionit dhe dhunës së vetë LSI në Lezhë apo Vorë. Nuk është çudi që PS dhe LSI të ripërsërisin taktikat e tyre të lidhjes me të fortë dhe më banditë për të rifituar zgjedhjet. Të aktivizimit të kriminelëve dhe të biznesmenëve për të marrë forcërisht apo për të vjedhur vota. Në këtë rast, PD sërish duhet t’i drejtohet ndërkombëtarëve sepse në vend, zgjidhja e këtij problemi me institucionet që kemi është thuajse i pamundur. Përpara se sa t’i drejtohen PD, ndërkombëtarët duhet të kenë informacion mbi votat e mazhorancës. Sa janë ato? Ka qëndrime të ndryshme brenda saj? Dhe a ka sot në PS minimalisht një grup deputetësh që janë kundër reformës? Sepse me gjasë, priten edhe brenda saj, zhvillime befasuese.

Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
Bota

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

14 Qershor, 2025 4:15 pm
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
Kronikë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

14 Qershor, 2025 4:13 pm
The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
Bota

The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

14 Qershor, 2025 4:06 pm
Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Bota

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

14 Qershor, 2025 3:56 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025 3:49 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Rama i “frikësuar”, shpërblen Arben Malajn

Rama i "frikësuar", shpërblen Arben Malajn

Boçi: Në grupin e PD-së nuk pati sherr, por rrahje mendimesh

Boçi: Në grupin e PD-së nuk pati sherr, por rrahje mendimesh

“I forti” i Myslym Shyrit shok i ngushtë i Stresit

"I forti" i Myslym Shyrit shok i ngushtë i Stresit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
14 Qershor, 2025

Numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 shënoi rritje me 3%, por nga ana tjetër është...

Lexo më shumë

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në orët e mbrëmjes. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë...

Lexo më shumë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
14 Qershor, 2025

Dy shqiptarë janë arrestuar në Peruxhia të Italisë nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella. Shqiptarëve në momentin e arrestimit...

Lexo më shumë

The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
14 Qershor, 2025

The Guardian i ka kushtuar një analizë qasjes së presidentit amerikan, Donald Trump mbi rritjen e tensioneve në Lindjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com