Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit të PD, në zyrën e Berishës ka mbërritur ambasadori amerikan Donald Lu. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ende nuk dihet nëse kanë gjetur dakordësinë për pikën e vetme të mbetur pezull nga drafti për drejtësinë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë folur, Rama, Basha dhe Donald Lu.
Diskutimet e fundit zhvillohen për rolin që do të kenë ekspertët ndërkombëtarë në vetingun e gjyqtarëve.
Rama tha sot se PD nuk e ka pranuar variantin e fundit të cilin ua la në tryezë zyrtarja e lartë Victoria Nuland, duke e cilësuar PD si parti që nuk i do ndërkombëtarët.
Sakaq Basha në përfundim të mbledhjes së grupit tha se “E vetmja gjë që shqetëson PD është se: Ndërkombëtarët nuk nuk mund të kenë të drejta kushtetuese në Shqipëri por duhet të jenë vetëm monitories të vetingut”.
Sakaq Rama i bëri thirrje Bashës të ulen në bisedime, ndërsa ky i fundit tha se jemi vetëm një hap larg miratimit të reformës dhe për këtë ka autorizuar negociatorët dhe të njëjtën gjë i kërkoi edhe Ramës.