Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjigandi amerikan FoxNews: 80 mijë USD për foton me Obamën i pagoi Rama

2016/07/13 at 12:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjigandi amerikan FoxNews: 80 mijë USD për foton me Obamën i pagoi Rama

“Është një çështje federale që përfshin një shofer limuzine në New Jersey, njeriun më të pushtetshëm të Botës dhe kryeministrin e Shqipërisë. Ka tërhequr pak vemendje në SHBA, por që ka mundësi që kjo çështje të thyejë korridoret e pushtetit në vendin evropian”.

Kështu e  nis një shkrimin FoxNews që i ka kushtuar një reportazh çështjes së pagesës së 80 mijë dollarëve nga shoferi Bilal Shehu për një darkë bamirësie me Barak Obamën në vitin 2012. Ai është përballur në gjykatë pasi nuk tregon ku i mori paratë për të marrë pjesë në darkën e mbajtur në San Francisco së bashku me gruan e tij.

“Por Shehu nuk e mori gruan e tij në ceremoni, por mori me vete Edi Ramën që më, vonë u bë kryeministër i Shqipërisë. Federalët thonë se ishin paratë e Edi Ramës i cili u largua nga mbrëmja me një foto me Barak Obamën duke i dhënë një shtysë fushatës së tij”.

Për Shehun, nga periferia e New York nuk shkoi kaq mirë. Ai u deklarua fajtor në 29 qershor për kryerje të donacioneve nga jashtë dhe rrezikon 5 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh kur të jepet dënimi për të në 5 tetor” – shkruan Fox News.

Më tej, FoxNews citon opozitën në Tiranë që thotë se paratë mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme si ai i shpërndarjes së drogës.

“Edi Rama ka kryer të paktën 3 vepra penale” – tha për Associated Press, deputeti i PD-së Eduard Halimi.

“Duke parë dokumentat e çështjes së ndjekur nga FBI, Shehu ka pranuar se ka marrë fonde nga jashtë nga burim që i ka derdhur në llogarinë e tij bankare. Ai më pas e ka fshehur burimin e të ardhurave ku ka marrë pjesë në festën e Barak Obamës.

Emri i Ramës nuk është përmendur në këtë çështje. Sipas dokumentave thuhet se “qytetarit të huaj” i është mohuar marrja pjesë në ceremoninë e mbledhjes së fondeve, por i është lejuar një foto me presidentin Obama.

Prokurori i New Jersey tha se askush nga stafi i mbledhjes së fondeve të presidentit Obama nuk është nën hetim dhe se të gjithë kanë bashkëpunuar për çështjen.

Avokati i Bilal Shehut ka deklaruar se klienti i tij e ka pranuar fajësinë, por nuk ka bërë një marrëveshje me gjykatën.

“Klienti im ka bërë një pranim publik të fajit në një seancë të kryer, por nuk është një dëshmitar që të bashkëpunojë me qeverinë” tha avokati Alan Abramson për FoxNews.

Sipas Aktit Federal të fushatës zgjedhore, asnjë shtetas i huaj nuk mund të dhurojë ose të shpenzojnë para në lidhje me zgjedhjet për çdo shtet, lokale apo zgjedhjet federale të SHBA-së. Përjashtimi i vetëm është nëse personi ka një kartë të gjelbër dhe vendbanim të përhershëm në vend” – shkruan FoxNews.

Më pas vjen edhe një deklaratë e zëdhënësit të prokurorisë shqiptare Albi Serani që konfirmon se për çështjen është duke u hetuar paraprakisht pas një denoncimi të bërë dhe se brenda një muaji do të vendosë nëse do të hapë një çështje.

“Gjatë kësaj periudhe, prokurorët do të shohin nëse kemi të bëjmë me një vepër penale dhe nëse është e nevojshme për të hapur një hetim”- tha Serani.

Shkrimi i FoxNews u shkrua nga Perry Chiaramonte, një reporter i saj.

Ju sugjerojmë

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
Para
Video/ Gjeniu i matematikës pa duar dhe këmbë, ja si i zgjidh ushtrimet

Video/ Gjeniu i matematikës pa duar dhe këmbë, ja si i zgjidh ushtrimet

Epoka e kinezëve/ Tasoti ikën pas 36 vitesh, Milani humb edhe një ikonë

Epoka e kinezëve/ Tasoti ikën pas 36 vitesh, Milani humb edhe një ikonë

Alarmohen pasagjerët: Trageti pësoi defekt, kemi mbetur në det

Alarmohen pasagjerët: Trageti pësoi defekt, kemi mbetur në det

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
15 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione...

Lexo më shumë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
15 Korrik, 2025

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është...

Lexo më shumë

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
15 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka caktuar...

Lexo më shumë

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
15 Korrik, 2025

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com