Legjenda e sulmit të Arsenalit, Thierry Henry është larguar nga roli tij si trajner në klub ku drejtoi ekipin e moshave U-18.
Largimi i Henry sipas mediave angleze ka ardhur pas mosmarrëveshje me menaxherin Arsen Wenger.
Menaxheri veteran francez, Wenger, thuhet se i ka thënë Thierry Henry që të zgjedh në mes të rolit të tij si trajner tek Arsenali dhe punës si analist në Sky Sport./telegrafi
Legjenda Henry e ka njoftuar edhe në ‘Twitterin’ e tij personal largimin nga Arsenali.
Pavarësisht vendimit që mori për të lënë punën në klub si trajner tek Arsenali dhe për të vazhduar atë të analistit në Sky Sport, Henry e ka hedhur fajin e largimit në këmbët e Arsen Wenger.