Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Kostës dhe degradimi i mazhorancës

2016/07/12 at 7:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar DEDAJ

Ne kemi nevojë të konsultohemi me historinë, kur përballemi me çështjen nëse deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është apo s’është më në këtë parti, kryesisht pas letrës së hapur të bërë publike mbrëmjen e djeshme. Mendimi jonë është se përgjigjja duhet të jetë pozitive. Nisur nga fakti, se ai pak kohë më parë, edhe njëherë tjetër u largua nga partia. Një Zot e di se sa mund të ketë luftuar Edi Rama gjatë asaj kohe për të bindur deputetin Kosta për “papajtueshmërinë” e tij me PS-në. Lista e ankesave dhe zhgënjimeve ishte tepër e gjatë. Megjithatë, ai u kthye. Sot, ende nuk dihet se realisht çfarë do ndodhë.

Në këtë nyje, që herë lidhet e herë zgjidhet, ka një histori. Ajo është humbja.Vladimir Kosta dhe Edi Rama janë humbës. Ky është realiteti. Humbja, si e tillë, është shumë joshëse. Pjesa më e madhe e njerëzve, krahas prekjes, rezervojnë një ekzaltim të pashembullt ndaj humbësit. Historia këtë ka treguar gjithmonë. Është e mërzitshme të ekzaltohesh ndaj fitimtarëve. Humbësit janë më tërheqës.

Ky është njeriu.

Nuk është aspak ndryshe as letërsia. Ajo që shpreh më bukur se askush tjetër ndjenjat e fshehura të kësaj bote, gjithmonë është magjepsur nga humbësit. Franc Kafka shkruante për humbësit. Dostojevski shkruante për humbësit, personazhi kryesor i Iliadës, Hektori, ishte një humbës. Kënaqësia e të shprehurit ka arritur kulmin kur është shkruar për humbësit.

Si e tillë, humbja nuk shkakton turp. Ajo ka rrëmbyer dhe vazhdon të rrëmbejë turma të mëdha admiruesish. Kështu ka qenë gjithmonë. Ne jetojmë në një kohë kur bota mund të rrotullohet plotësisht dhe krejt papritur, me 360 gradë, prandaj është e padobishme që të rrish e të spekulosh se si do të bëhet më vonë. Por, shumëçka na tregon se “heroi” i tanishëm nuk do të na shqetësojë më, p.sh, pas një apo dy vitesh.

Dhe, këtu nis zgjimi.

Shumë persona kur lexuan letrën e hapur të bërë publike nga një deputet i mazhorancës, u ndjen shumë të zhgënjyer nga politika. Shumë të tjerë kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga mediat. Ndoshta, po aq ndjehen të zhgënjyer edhe nga koha dhe vendi në të cilin jetojnë. Është koha e zhgënjimeve të mëdha. Është koha e mundësive të pakta. Është thirrja e t‘pavetëdijshmes për t’u dorëzuar dhe për të ngritur duart lart.

Mjafton të lexosh veçse disa radhë të shkruara nga një deputet i mazhorancës në lidhje me faktin se si ka funksionuar jo vetëm një parti fituese, një kryetar partie, një grup partish apo dhe një koalicion fitues, për të kuptuar shkallën reale të degradimit jo vetëm të një kryeministri, por të gjithë shtetit. Para të hedhura në fushatë, fatura të bëra publike, blerje mediash, arrogancë e pashoq dhe kaq. Mjafton për të kuptuar se ku ka degraduar një parti që erdhi në pushtet me mitin e njeriut të thjeshtë dhe stilit të jetës sipas një frymëzimi të tillë.

Pas kësaj letre, të gjithë pyesin: Si është e mundur?  Në fillim, thyerja e parë, ndodhi kur në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama futi modelin më të shëmtuar në politikë. Njerëzit me rekorde kriminale. Thyerja e dytë, jo më pak e rëndësishme, koalicioni me qelbësirat. Me tamamin, të dalë ku të dalë, vetëm Berishën të rrëzojmë nga pushteti.

Thyerja e tretë, duket sikur ndodhi pas një shkelje syri, diçka që u bë me kast, që duhej të ndodhte. Promovoi njerëzit pa asnjë rekord në jetën e tyre, madje pa asnjë ditë pune të firmosur në bordero institucionesh.

Ashtu si nuk pritej, befas, e prerë me thikë, e çara ndodhi pak sipër kërthizës, në mesin e dy kohëve. Socialistët e kanë paksa të vështirë ta pranojnë, për ata e shkuara duhej të ishte e pastër pa dritëhije, ndërsa viti që do vijë, si çdo gjë që s’dihet, e sidomos kohës, mund të sjellë gjithçka. Mirëpo, sot ata gjenden përballë një sfide, më tepër se e jona, kjo është një sfidë për ata.

Në kohën kur kanë humbur çdo bilanc, çdo vlerë, çdo shpresë se nesër diçka do të ndryshojë, më tepër se sa ne, dilema që ua han shpirtin është fakti; a vlen të qeverisë më një koalicion i mbështetur mbi parime të tilla?

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Revolta e socialistes: Po the Arben Ahmetaj i ke thënë të gjitha

Revolta e socialistes: Po the Arben Ahmetaj i ke thënë të gjitha

Festa e PS, masa të forta sigurie, të ftuarit kalojnë në detektor

Festa e PS, masa të forta sigurie, të ftuarit kalojnë në detektor

Orizi, mësoni më shumë rreth llojeve dhe përdorimit

Orizi, mësoni më shumë rreth llojeve dhe përdorimit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com