Të paktën kështu pretendohet sipas burimeve të rezervuara të Opinion.al. Ato pohojnë se gjatë takimit mes delegacionit të PD dhe diplomates së lartë amerikane, kjo e fundit, i ka dorëzuar zyrtarëve të opozitës dhe një propozim për ndryshimin e kërkuar nga PD për nenin 88, duke i lënë afat dy ditë për të dhënë një përgjigje lidhur me këtë çështje.
Sot ky afat thuajse është tejkaluar por PD ende nuk ka zyrtarisht një qëndrim për këtë cështje. Opinion.al mësoi nga burime të afërta me PD, se zyrtarët e saj të pranishëm në takim nuk kanë dijeni dhe nuk pranojnë që të jetë folur për afate në kthimin e përgjigjes për propozimin e Nuland. Sipas te njëjtave burime, PD ende po shqyrton propozimin dhe pika të tjera të reformës, duke qenë tejet e rezervuar ne deklaratat e saj zyrtare për këtë çështje.
Po kaq të rezervuara në deklarata duken të jenë dhe partitë e tjera të përfshira në proces. Ardhja në Tiranë e zonjës Nuland u duk për një moment sikur do të zgjidhte ngërçin për miratimin e reformës. Por kur kanë kaluar dy ditë nga takimet e saj me politikanët e lartë të Tiranës, ende miratimi i refomës në drejtësi duket larg, ndonese java e ardhshme është dhe limiti për votimin në Kuvend.